Sudani në luftë me kolerën, arrin në 348 numri i viktimave

2024-09-20 13:25:22 / BOTA ALFA PRESS

Sudani në luftë me kolerën, arrin në 348 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Sudanit njoftoi se është rritur në 348 numri i viktimave për shkak të kolerës në vend, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se epidemia e kolerës është përhapur në 9 rajone të vendit ndërsa numri i rasteve ka arritur në 11.079.

Më tej vihet në dukje se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e kolerës ka arritur në 348.

Në 5 rajone të vendit dyshohet për ethe të dengës. Theksohet se 2 persona kanë humbur jetën me dyshimin e kësaj sëmundjeje.

Reshjet dhe përmbytjet që kanë qenë efektive në Sudan që nga qershori e deri më tani, kanë shkaktuar përhapjen e kolerës. Autoritetet sudaneze shpallën kolerën si epidemi më 12 gusht.

Në Sudan ku vazhdon lufta, sistemi shëndetësor nuk funksionon në mënyrë efektive, ndërsa përhapja e sëmundjeve epidemike e vështirëson jetën e njerëzve edhe më shumë.