Trump telefonon Putinin një ditë para takimit me Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes rrjetit social Truth Social se po zhvillon një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, me qëllim diskutimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Biseda është ende në zhvillim, është e gjatë, dhe do të ndaj përmbajtjen e saj, ashtu si edhe presidenti Putin, sapo të përfundojë,” shkroi Trump në postimin e tij.
Ky telefonatë vjen vetëm një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, ku pritet të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk drejt Kievit.
Analistët vënë në dukje se zhvillimet e fundit tregojnë një intensifikim të komunikimeve diplomatike, ndërsa tensionet mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta, duke lënë të hapur mundësinë e marrëveshjeve të reja ose përshkallëzimeve të mëtejshme në konflikt.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
