Zyrtari i lartë amerikan për Anti-Korrupsionin nuk takoi Ramën, por Dumanin. Bashkëpunimi me PD e Berishës, izolon kryeministrin!
Vizita në Tiranë e Koordinatorit për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew, dha një mesazh të qartë distancimi nga Edi Rama, duke qenë zyrtari i parë i lartë amerikan që nuk e takon kryeministrin shqiptar gjatë një vizite zyrtare në vend.
Ky mesazh duket se vjen në një kohë kur Edi Rama dhe mazhoranca socialiste kanë intesifikuar marrëdhënien dypalëshe me grupin e Berishës, i cili është dizenjuar “Non Grata” nga SHBA për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazh të sistemit të drejtësisë.
Ndonëse Rama kishte premtuar se nuk do të kishte asnjë bashkëpunim me “Non Gratat”, vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i lënë Vulën e PD-së së Sali Berishës, duket si ‘qershia mbi tortë” e këtij bashkëpunimi dhe sot, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se duart e gjata të Edi Ramës ishin futur thellë në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Apelit.
Mesazhi i zyrtarit të lartë amerikan për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet e larta ishte eksplicit, mirëpo një gjë e tillë shkon kundër planit Berisha-Rama për të ruajtur “status quo-n” e sistemit dhe për t’u kujdesur që të mos dënojnë njëri-tjetrin, sepse rënia e njërit do të ketë efektin domino edhe për tjetrin dhe për krejt sistemin politik, ekonomik dhe mediatik.
Është e kuptueshme se Prokuroria e Posaçme është mjet në “duart” e SHBA-ve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dënuar korrupsionin 33-vjeçar dhe për të përmbysur këtë kastë politikanësh të korruptuar, të cilët, në marrëveshje herë të fshehur dhe herë të hapur, kanë rënë dakort që mishin t’ia hanë njëri-tjetrit, por kockën t’ia ruajnë.
Ndaj edhe zyrtari i lartë amerikan takoi vetëm kreun e kësaj prokurorie, Altin Dumanin dhe trupën e prokurorëve, si për të konfirmuar edhe një herë se aleanca mes Ramës dhe Berishës për t’i bërë presion SPAK, jo vetëm që nuk do të pranohet nga SHBA-të, por do të thotë një luftë e hapur ndaj tyre që do të ketë pasoja për të gjithë. Për ta bërë sa më të qartë këtë mesazh, zyrtari i cili koordinon luftën e SHBA kundër korrupsionit si një rrezik kombëtarë për vendin e tyre në një intervistë për VOA, paralajmëroi, se çdo tentativë parlamentare e palëve me konflikt interesi me drejtësinë dhe SPAK, do të ishte e papranueshme për SHBA. Ai la për të kuptuar se një bashkëpunim i këtyre forcave, (Rama-Berisha), kundër SPAK dhe GJKKO, do të ishte njësoj si një shpallje lufte ndaj popullit shqiptarë, forcave politike pro-drejtësisë dhe euroatlantike dhe mbi të gjitha, ndaj vetë SHBA. Do të guxojë, Rama& Berisha, ta vazhdojnë dhe ta çojnë deri në fund këtë Tango që synon vulosjen edhe për dekada të tjera të sundimit të kastave dhe familjeve politike të korruptuara dhe të lidhura me krimin e organizuar në SHqipëri?!/Alfapress.al
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128