Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

2023-02-02 18:07:45 / IDE NGA KLODIAN TOMORRI

Edi Rama ka thirrur amendamentin e 5-të

Në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara ekziston një nen, i cili u siguron të pandehurve privilegjin e mbrojtjes nga vetëinkriminimi. Amendamenti i 5-të, ose ligji Miranda siç njihet ndryshe, u jep individëve të drejtën që të mos dëshmojnë në një proces apo të mos i përgjigjen pyetjeve të autoriteteve kur ata mendojnë se përgjigja mund t’i inkriminojë.

Ratified by Congress in 1791, the self-incrimination clause was intended to protect citizens from testifying under torture or the use of force by authorities to force them to incriminate themselves. But since then the scope of this clause has expanded and currently the fifth amendment is the most beloved legal reference for underworld figures.

The evidence for this is the processes or public hearings against the mafia, such as the famous investigative commissions of the American Senate. In 1958, Vito Genovese, the infamous mob boss, invoked the Fifth Amendment 150 times at a hearing of the Special Anti-Mafia Committee in the US Senate. The same is done by all the members of the 5 mafia families called to testify before the Special Commission, 'Mçlellan'. But there is another world. Now back here.

Refuzimi për t’u përgjigjur interpelancës së thirrur nga deputetët e opozitës për çështjen McGonigal e vendos kryeministrin në pozitat e mbrojtjes nga vetëinkriminimi. Ndryshe nga Vito Genovese, kryeministri nuk është zyrtarisht i pandehur apo i akuzuar nga drejtësia shqiptare. Por kjo pak rëndësi ka.

Edi Rama ka minimalisht detyrimin moral nga pozitat e njeriut më të fuqishëm të shtetit të sqarojë qytetarët për marrëdhënien e tij të pazakontë me një ish-agjent të FBI-së, tashmë i diskriminuar. Do të ishte në nderin e Kryeministrit të tregonte publikisht se si është njohur me Charles Mcgonigal, sa herë është takuar me të, a i ka dhënë atij dokumente për t’i përdorur kundër opozitës e e shumë e shumë rrethana të tjera.

Do apo nuk do zoti Rama, sot emri i tij përmendet 14 herë në dosjen me të famshme të momentit që ka drejtësia amerikane. Në këtë situatë, çdo qytetar shqiptar besoj ka interesin, por edhe të drejtën të kërkojë sqarime nga kryeministri. Por kryeministri zgjodhi të heshtë.

Që nga shpërthimi i skandalit Mcgonigal, Edi Rama ka thënë vetëm tre fjali publikisht. E para, që nuk e ka mik shqiptarçe, por anglezçe. E dyta, që hetimi në SHBA nuk ka lidhje me të. Dhe e treta opozita është si Big Brotheri.

Sigurisht që është në të drejtën e tij të hesht. Ligjërisht, e drejta për të heshtur i takon çdo të dyshuari, përfshirë kryeministrave. Por moralisht një kryeministër nuk mundet kurrsesi ta lejojë veten të shkojë në pozita të ngjashme me Vito Genovesen apo Frank Costellon.