Përpëlitja e fundit e

2024-11-04 12:05:09 / IDE NGA NERITAN VLADI

Përpëlitja e fundit e

Klasa e vjetër politike e korruptuar e tranzicionit të fundit 35 vjeçarë në Europë, ka angazhuar gjithë fuqinë politiko-mediatike dhe plaçkën e grabitur për të mbijetuar edhe njëherë.

Edhe pse janë në anti-histori, edhe pse e dinë mirë që shqiptarët jo vetëm nuk i duan më por edhe mezi presin ti shohin në bllok pa përjashtim, në zyrat e ftohta të SPAK dhe në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme të ngritur enkas për ata, janë bërë bashkë dhe duke kapur demokracinë dhe përcaktuar vetë rregullat e lojës, po kërojnë ti fusin votuesti në një detyrim-përcaktim: O me Ramën dhe bandën e tij të të korruptuarëve, o me Berishën dhe çetën e tij të të ish-korruptuarëve! Shoqëria shqiptare sipas planit të tyre, duhet të zgjedhë njërin nga këta si të keqen më të vogël , por kurresesi nuk ka të drejtë të zgjedhë një alternativë më të mirë…

Të vetmet zgjedhje ku shqiptarët votuan të lirë dhe për një alternativë që atëherë mendohej si shumë shpresëdhënëse, ishte viti 1992.
Shqiptarët në masë të madhe, mbi 60% votuan Partinë Demokratike si shpresë për të ardhmen.
Por brenda 2 viteve, domethënë në 1994, u kuptua qartë se nuk ishte asgjë nga ajo që u premtua.
Sali Berisha bëri një Kushtetutë sipas kostumit të tij dhe shqiptarët nuk e votuan atë.

Në vitin 1996 në zgjedhjet e përgjithëshme ishte testi i rradhës i Sali Berishës nën petkun e Partisë Demokratike.
Ato zgjedhje u masakruan nga Berisha, pasi mesazhi që duhej të largohej i ishte dhënë Berishës nga shqiotarët dhe demokratët, që me mosvotimin e kushtetueses në 1994.

Në 1997 komunistët origjinal të Partisë Socialiste nuk duronin dot më pa pushtet dhe morën armët.
Për të rrëzuar komunistin Berisha!

Në atë vit të mbrapshtë u vranë mbi 3000 shqiptarë, asnjë njeri i afërt i politikanëve të dy krahëve të Katovicës.
Në 1998 shqiptarët u thirrën nën alternativën që të zgjedhin të keqen më të vogël të momentit, dhe ata komunist për komunist zgjodhën origjinalin jo kopjen.

Komunistët që erdhën në 1998 bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, persekutuan demokratët e thjeshtë, ndërkohë mbrojtën me besnikëri drejtuesit komunist të demokratëve, duke ruajtur marrëveshjen e Katovicës.
Alternativa mbas 8 viteve të degradimit total të komunistëve nën petkun socialist, u rikthye me të njëjtin emër tashmë të deshtuar: Në 2005 përsëri Sali Berisha si përfaqësues i komunistëve të vjetër nën petkun e demokratit.
Shqiptarët u detyruan të zgjedhin midis të njëjtëve të këqinj, të keqen më të vogël të momentit. Gjithçka e re që tentonte të dilte ekzekutohej nga të dy palët, ne synim që tangoja dyshe mos të cënohej dhe shqiptarët të zgjidhnin ose origjinalin ose kopjen e tij.

Në 2008 ndryshuan Kushtetutën, komunistë të vjetër me komunistë të rinj, për të penguar çdo gjë të re që mund ti rrezikonte sado pak në të ardhmen.

Në 2013 Partia Komuniste, (Socialiste), si parti me përvojë 70 vjeçare bëri rinovim brenda bijëve të komunistëve, por duke ruajtur linjën e baballarëve me metoda të reja.
Bëri thirrjen “qelbësira kudo ku jeni mblidhuni të rikthehemi në pushtet”.
Ata erdhën përsëri me të njëtën filozofi: Mashtrim, korrupsion, burg, skamje për shumicën e njerëzve dhe pasurim të shpejtë për të vetët.

Pengmarrja disa vjeçare nga dy palë të dalë nga pjella komuniste, u kuptua qartë dhe u ndërmor hapi për Reformën në Drejtësi si e vetmja mënyrë për të këputur këtë marrëveshje të Katovicës.
Sali Berisha nuk e donte!
Edi Rama nuk e donte!
Ilir Meta nuk e donte!

Por amerikanët i ushqyen me iluzione që këta vetë, nuk do kishin pasoja.
Fatmirësisht ata e hëngrën këtë iluzion dhe tanimë nuk ka kthim pas. Asnjëri nga ata nuk e ndalojnë dot, dy prej tyre e kanë provuar në lëkurën e tyre drejtësinë, dhe i treti nuk ka asnjë shans të shpëtojë, thjesht blejnë kohë.
Ata janë bërë bashkë për të goditur Lulzim Bashën!

Ata janë bërë bashkë për të mbrojtur dhe amnistuar të korruptuarit!
Ata janë bërë bashkë për të mbyllur listat!
Ata janë bashkë në biznes!

Ata nuk fshihen dot më që janë bashkë!
Populli e ka kuptuar tashmë që Katovica e ka mbajtur peng Shqipërinë, nëpërmjet tyre.
Shqiptarët janë gati për t’i hedhur në koshin e mbeturinave të historisë. Këtë herë, të dyja palët njëherësh, edhe komunistët origjinal edhe kopjen e tyre.

Një mision për ndryshim epokal është në dorë të politikanët dhe partitë e reja.
E kanë detyrim që të jenë të gjithë bashkë përballë këtyre mbetjeve toksike politike.
Shoqëria ka etje që të zgjedhë një alternativë të re, pa qenë të kushtëzuar që të zgjedhin të keqen më të vogël, por të zgjedhin shpresën.

Të zgjedhin të ardhmen,
Të zgjedhin veten e tyre në fund të fundit!
Demokratët euroatlantikë janë gati për të ofruar alternativë reale për shqiptarët.
Uroj shumë që të njëtën gjë të bëjnë të gjithë.
Dhe të gjithë bashkë kundër të keqes. Ajo është në grahmat e fundit!