Dikur njihej për çelikun sot “ushqen” gjelbërim, ky është qyteti me më shumë pemë në Evropë

2024-04-16 09:03:50 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Dikur njihej për çelikun sot “ushqen” gjelbërim, ky

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë.