Paracetamoli, rastet kur kërcënon jetën

2024-03-24 16:51:43 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Paracetamoli, rastet kur kërcënon jetën
Helmimet nga ushqimet, uji dhe ilaçet, janë problematika që shpeshherë prek miliona njerëz në mbarë botën.

Për të folur mbi këtë temë, i ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia ishte mjeku toksikolog, dr. Andrin Tahiri, i cili u ndal gjatë dhe tek përdorimi i ilaçeve pa kriter, të cilat mund të çojnë deri në fatalitet.

I pyetur nga moderatorja mbi toksicitetin që paraqet marrja e paracetamolit pa kriter nga pacienti ai u shpreh:

Paracetamoli jep hepatotoksicitet jetë kërcënues. Edhe pse jemi ndeshur shumë rrallë me fatalitete, duhet shumë kujdes, pasi paracetamoli ka pasoja të rënda në shëndet. I përfshirë në grupin e analgjezikëve, paracetamoli si çdo medicament tjetër, ka pasoja në shëndet por i marrë me recetë sipas udhëzimeve të mjekut dhe I filtruar dhe njëherë nga farmacisti nuk sjell asnjëherë pasoja.

Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos ta teprojmë me marrjen e këtij medikamenti”. Doktor Tahiri shprehet se ka pritur raste ku pacientët kanë kuruar vetë nje dhimbje koke, duke marrë paracetamol si karamele dhe kur arrin në një sasi mbi 60mg/kg peshë, janë paraqitur me të vjella, këputje, të cilat tregojnë që kanë pasur helmim nga ky medikament.

Happening now...

ideas