Si të përgatisni shurupin medicinal të shtogut kundër gripit dhe të ftohurës
Çajrat bimorë përbëjnë kurën më të mirë natyrale kundër shumë problemeve me shëndetin.
Për shembull, çaji i kamomilit rekomandohet gjërësisht kundër urthit dhe stresit, ndërsa çaji i xhenxhefilit ose nenexhikut rekomandohet kundër problemeve me stomakun.
Në vendin tonë ka nisur zyrtarisht stina e virozave dhe mjekët raportojnë një numër në rritje të pacientëve që janë prekur nga virozat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Një nga bimët më të mira kundër këtyre problemeve është shtogu, në formë çaji apo shurupi.
Të gjitha këto e furnizojnë trupin me antioksidantë dhe forcojnë sistemin imunitar.
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të gripit me të paktën 4 ditë.
Sipas të dhënave ky shurup zbut ashpërsinë e simptomave të të ftohurës.
Në treg mund të gjeni marka cilësore të këtij shurupi, ose mund ta përgatisni vetë atë në kushtet e shtëpisë.
Shurup shtogu i bërë në shtëpi.
3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë
2 gota me kokrra të thata shtogu
1 lugë gjelle me copa xhenxhefili organik të freskët ose të thatë
1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle
Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin.
Lëreni lëngun të ziejë. Uleni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat.
Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi.
Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur.
Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur.
Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar
Ruajeni në një vend të freskët.
Konsumoni nga një lugë gjelle shurup shtogu tre herë në ditë për rreth 15 ditë.
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128