Vdekja e Heroit Kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastriot Skënderbeu

2025-01-17 15:54:52 / JETË ALFA PRESS

Vdekja e Heroit Kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj

Lezha nderoi në këtë 17 janar, 557 vjetorin e vdekjes se heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Homazhe u mbajtën në vendvarrimin e heroit.  Nisën me gjamën e burrave, njëjtë siç bëri Lekë Dukagjini për të treguar pikëllimin e thellë të humbjes se madhe të shqiptarëve, atë të vdekjes së Skënderbeut.

Gjergj Kastrioti kujtohet 557 vjet pas vdekjes, jo thjeshtë si një udhëheqës ushtarak, por simbol i qëndresës dhe guximit.

Homazhet vijuan edhe ne pallatin e Kulturës ku u kënduar arie ne nder të heroit kombetar që dëshmojnë dhimbjen e përjetuar per kete humbje te madhe për shqiptarët.

 

Happening now...