“Drejt formimit të institucioneve”, Albin Kurti: Ishim fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve, shteti funksionon

2025-04-16 11:47:51 / KOSOVA ALFA PRESS

“Drejt formimit të institucioneve”, Albin Kurti: Ishim fitues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosja është e interesuar që të ecë përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, menjëherë.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se si qeveri në detyrë janë shumë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm që mos të lejojmë vakum institucional, jo për një ditë, jo për një orë,  por as për një minutë të vetëm.

Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon: prej arrestimit të kriminelëve serbë, te digjitalizimi i arkave fiskale e te publikimi në Shkodër i projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës me 14 tunele, 43 ura, 7 stacione të reja dhe me gjatësi gati 106 kilometra”, tha ai.