
Ish-kunati i vrau motrën, mjeku tregon se si është gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit në Kosovë

2024-04-13 09:57:09 / KOSOVA
Një ngjarje e rëndë tronditi dje Ferizajn, por për gjithë Kosovën, pasi një grua 21-vjeçare ka mbetur e vrarë, kurse vëllai i saj 15-vjeçar u plagos me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasi dyshohet se në drejtim të tyre ka shtënë ish-bashkëshorti i viktimës.
I mituri, i cili u plagos brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale, po trajtohet në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Ferizajt. Në një prononcim për media mjeku i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur. Fazliu tha se të miturit i është hequr plumbi në parakrahun e djathtë. Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ideas

A Nive o Bash!
Nga Ermal Peçi

Absolute obedience and eternal life!
Nga Erl Kodra

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
Nga Armir Shkurti
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128