Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët, “Sonya” ose superagjentja ruse!

2022-09-24 11:46:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët,

Në vitin 1949 Bashkimi Sovjetik testoi bombën e tij të parë atomike, veprim që tronditi botën. Ndonëse të dyja palët e aleancës se madhe të Luftës së Dytë kishin garuar fshehurazi për posedimin e armëve më vdekjeprurëse në botë, Amerika, e fitoi garën me bombardimet e Hiroshimës dhe Nagasakit në fund të luftës botërore.

Por sovjetikët kishin arritur të zotëronin bombën e tyre katër vjet më herët nga sa ishte parashikuar. Kjo do të shënonte fillimin e luftës së ftohtë.

Zotërimi i bombës ndryshonte gjithçka. Kushdo që kishte bombën në fund të luftës, do të ishte në gjendje të kishte suprimacinë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po si e kishin arritur rusët këtë hap gjigant në teknologji, në një kohë kaq të shkurtër?

Kjo ishte arritur falë depërtimit të një rrjeti spiunësh në programin e fshehtë bërthamorë të Amerikës dhe Britanisë, duke vjedhur sekretet kërkimore dhe duke i dërguar ato në Moskë.

Në qender të kësaj ishte, Sonya, një nga operatorët ilegalë më e mira dhe më e trajnuar e ushtrisë së kuqe. Për herë të parë dy vitet e fundit dosjet e deklasifikuara të shërbimeve inteligjente zbuluan se sa shumë dinin ata në të vërtetë për Sonya-n, se si ajo u mor në pyetje, madje edhe u përgjua dhe se si veprimet e saj shkaktuan një reaksion zinxhir që do ta çonte Perëndimin në luftën e ftohtë dhe marrëdhëniet e Amerikës dhe Britanisë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët,

Në vitin 2000 qeveria ruse e dekoroi pas vdekjes, Ursula Burton, për arritjet e saj si agjente në favor të ish-BRSS. Në këtë mënyrë Rusia njohu faktin se gruaja e lindur në Berlin në 1907, si Ursula Kaczynski kishte luajtur një rol kritik në historinë e ndërlikuar të Rusisë.

Nga një familje e pasur hebreje, ajo ishte ngritur në rangun e një nga spiunët më të suksesshëm të Bashkimit Sovjetik.

Arritja e saj më e madhe ishte transmetimi i planeve sekrete të Britanisë dhe Amerikës për bombën atomike, por Sonya, siç e kishte emrin e koduar, e mbajti të fshehtë jetën e saj të spiunazhit për më shumë se 30 vjet.

As fëmijët e saj nuk e morën vesh të kaluarën e saj fantastike derisa ishin në moshë të mesme dhe shumë sekrete të saj i mori në varr.

Me publikimin e dosjeve nga arkivat e sigurisë në të gjithë ekspertët e inteligjencës evropiane, historianët dhe pasardhësit e saj po punojnë së bashku për të zbuluar historinë e pabesueshme të Sonya, se si ajo arriti t'i shmangej kapjes që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë.

Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët,

Historiani Ben Macintyre në librin e tij të vitit 2020 "Agent Sonya: Moscoë’s Most Daring Ëartime Spy", (Agjentja Sonya: spiunia më e guximshme e Moskës gjate kohës së luftës), na jep historinë e vërtetë të Ursula Kuczynski, një hebre gjermane, komuniste e pasionuar dhe spiune jashtëzakonisht efikase sovjetike.

Agjenti sovjetik Richard Sorge rekrutoi Kuczynski në Shangai në fillim të viteve 1930; në vitet 1940, ajo kishte nën kontroll fizikanin e Projektit Manhattan Klaus Fuchs, i cili ia dha dokumentet e bombës duke mundësuar zhvillimin e bombës atomike nga Bashkimi Sovjetik.

Sonya bëri një jetë të dyfishtë, duke drejtuar një operacion spiunazhi jashtëzakonisht të rrezikshëm, ndërkohë që ishte gjithashtu një shtëpiake dhe një nënë e dashur e tre fëmijëve. Ashtu si shumë spiunë të suksesshëm, ajo përfitoi nga një fat i jashtëzakonshëm.

Kur Stalini ekzekutoi shumicën e agjentëve të tij të zbulimit, Sonya, shpëtoi për mrekulli. Kur dadoja e fëmijëve të saj e denoncoi atë tek autoritetet britanike, ata hodhën poshtë pretendimet e dados si të pabaza.

Në vitin 1950, pikërisht kur MI5 ishte gati ta arrestonte, ajo arriti të arratisej në Gjermaninë Lindore.

Ajo u tha kujdestarëve të saj sovjetikë atje se donte t'i jepte fund karrierës së saj si spiunë ata e pranuan vendimin e saj: një rast unik kur një spiuni sovjetik i ishte dhënë pension i parakohshëm. Ajo filloi një jetë të re si shkrimtare dhe vdiq në vitin 2000 në moshën 93-vjeçare.

Ursula Kuczynski, alias Ruth Werner, alias Agent Sonya, ishte oficere e Ushtrisë së Kuqe dhe eksperte në komunikimin me radio, diversante, spiune e klasit të parë dhe një shkrimtare e suksesshme. Ajo i arriti të gjitha këto duke krijuar një familje, e cila ishte një alibi e përsosur. Megjithëse, si të gjithë spiunët e mëdhenj, ajo kishte pranuar se nëse do të kishte ardhur deri në zgjedhjen midis familjes së saj dhe revolucionit, ajo do të kishte zgjedhur revolucionin.

Padyshim ajo ishte një komuniste fanatike, dhe roli si bashkshorte ishte maskimi i saj më i mirë, dhe është arsyeja që nuk ishte zbuluar në aktivitetin e rrezikshëm të saj.

Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët,

Ajo ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët në një familje të pasur hebreje, dhe kishte lindur në Berlin dhe rritur në një Gjermani të zhytur në luftën ideologjike midis të djathtës ekstreme dhe të majtës.

Në moshën 19-vjeçare ajo hyri në Partinë Komuniste Gjermane dhe u bashkua me një kauzë që nuk do ta braktiste kurrë.

 Në vitin 1930 ajo iku në një Shanghai me burrin e saj të parë, arkitektin Rudi Hamburger.

Atje Kuczynski takoi spiunin Richard Sorge, me të cilin nisi një romancë të shkurtër dhe intensive. Ishte Sorge ai që i dha Kuczynskit pseudonimin dhe e rekrutoi si agjente sovjetike. Kur Sorge u arrestua dhe u ekzekutua në Japoni në fund të një prej karrierave më mbresëlënëse në historinë e spiunazhit, ai nuk zbuloi identitetin e Ursulës.

“Të gjithë spiunët janë të bindur se po punojnë për idealet më të pakundërshtueshme, por është gjithmonë shumë më e ndërlikuar se kaq. Spiunazhi është sa kompleks, aq edhe i varur. Sekretet janë një ilaç shumë i fuqishëm. Sapo të bëhesh pjesë e kësaj elite është shumë e vështirë të largohesh prej saj dhe për më tepër ajo ishte shumë ambicioze. Dhe sigurisht, kur punon për sovjetikët, duhet të keni parasysh një element praktik: nëse përpiqeni të largoheni, ata ndoshta do t'ju vrasin", thotë Macintyre.

Ajo zgjodhi si karrierë profesionale të punojë në botën e inteligjencës. Shumica e spiuneve femra punonin për burra në misione ndihmëse ose si informatore. Janë vërtet shumë pak që janë bërë oficerë dhe të kenë arritur gradën kolonel në Ushtrinë e Kuqe. Dhe kurrë askush, nuk pati aq arritje në asnjë shërbim inteligjence.

Ndër arritjet e shumta të agjentit Sonya në Zvicër, Kinë, Mançurinë e pushtuar nga Japonia dhe Britani, njëra qëndron mbi të gjitha të tjerat: menaxhimi prej saj i Klaus Fuchs, fizikan bërthamor gjerman, anëtar i Projektit Manhattan dhe spiun sovjetik i cili gjithashtu punoi në kërkimet britanike në ndërtimin e bombës atomike.

Në përputhje me angazhimin e saj për jetën e dyfishtë, Kuczynski lindi fëmijën e saj të tretë në vitin 1943, disa ditë pasi organizoi pjesën e fundit të një dokumenti 570 faqesh që përmban informacionet kyçe nga projekti bërthamor britanik që ajo do t'ia dorëzonte Moskës.

Ishte triumfi i spiunazhit që avancoi ambiciet bërthamore sovjetike me disa vjet, duke çuar në ekuilibër midis fuqive aleate të Luftës së Dytë Botërore dhe duke i hapur rrugën Luftës së Ftohtë.

Historia e pa treguar/ Vodhi sekretin e bombës atomike nga amerikanët,

Pas arrestimit dhe rrëfimit të Fuchs për aktivitetet e tij të luftës si spiun, MI5 pranoi se Kuczynski drejtonte një rrjet agjentësh në Britani, por u përpoq të zvogëlonte përmasat e dëmit. Megjithatë, inteligjenca britanike ende refuzon të pranojë se, "kjo grua kaq e zënë me detyrat e shtëpisë" që i pëlqente të bënte shëtitje të gjata me biçikletë, (gjatë të cilave ajo do të takohej me informatorët e saj), ishte ajo spiunia kryesore e nivelit që tashme dihet.

Në vitin 1949, Kuczynski me burrin e saj të dytë, Len dhe tre fëmijët e saj ishte kthyer për të jetuar në në RDGJ-në e sapolindur, të cilën ajo e shihte si parajsë komuniste. Duke lënë pas jetën e saj si spiune, nga viti 1956 e në vazhdim ajo fitoi famë si shkrimtare me emrin Ruth Werner. Në vitin 1969 ajo u nderua me Urdhrin e Flamurit të Kuq.

“Fëmijët e Ursulës e kishin idhull, por as ata nuk i besonin plotësisht dhe hamendësonin se sa mirë e njihnin atë”, shkruan Macintyre në librin e tij.

Peter, Michael dhe Nina ishin fryt i tre marrëdhënieve të ndryshme të saj dhe gjithmonë kujdeseshin për të, edhe pse, për një periudhë te gjatë jetës së tyre, nuk kishin qenë të vetëdijshëm për punën e nënës së tyre, njësoj si pjesa tjetër e botës, e cila vetëm tani po ndërgjegjësohet për historinë e ndoshta spiunit më të madh në histori./Përgatiti Sokolo Neçaj

 

Happening now...