2700 kërkesa të refuzuara, Celibashi: Arsyeja kryesore dokumenti i vërtetimit të adresës nga emigrantët

2025-01-16 22:40:14 / POLITIKË ALFA PRESS

2700 kërkesa të refuzuara, Celibashi: Arsyeja kryesore dokumenti i

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se arsyeja kryesore e refuzimit të kërkesës për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit është dokumenti i vërtetimit të adresës.

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Celibashi shprehet se adresa e deklaruar nga votuesi duhet të jetë e njëjtë me adresën e ngarkuar në kërkesë.

Celibashi tha se të gjithë refuzimet marrin një përgjigje sqaruese ku secili ka mundësi që të aplikojë përsëri.

Blendi Fevziu: Cilat janë arsyet kryesore të refuzimit?

Ilirjan Celibashi: Kryesorja është që dokumenti i vërtetimit të adresës nuk përputhet përmbajtja e adresës që ka ky dokument me adresën që ka deklaruar vetë votuesi.

Blendi Fevziu: Pra jep një adresë tjëtër dhe fut një dokument me një adresë tjëtër. Ky është shkaku kryesor i djegieve..

Ilirjan Celibashi: Ky është shkaku kryesor. Ose ka ngarkuar një dokument i cili nuk përmban adresë fare. Ose ka ngarkuar një dokument që përmban adresë , por ky dokument nuk lidhjt me emrin e zgjedhësit,, ose ka ngarkuar dokumneta që ka një adresë, por nuk është një dokument ligji për të vërtetuar adresën. Psh ka ngarkuar dikush zarfin e postës. Ka marrë një pako dhe …

Artan Hoxha: Refuzimeve j’ua sqaroni qartësisht pse kanë dështuar

Ilirjan Celibashi: Ja kemi sqaruar, por ne deri tani duke filluar nga sot sqarimin e kemi bërë edhe më shterues sepse kemi parë që nuk e kanë kuptuar shkakun e refuzimit.

Blendi Fevziu: Sa ka kushtuar votimi i emigrantëve platforma dhe njerëzit e shtuar, posta e gjitha?

Ilirjan Celibashi: Platforma e regjistrimit ka kushtuar 1.8 milion nga 2.4 që ka qenë parashikuar. Deri tani janë vendosur në dispozicion 5 milion Euro për kostot e postës vajtje ardhje. Për 100 mijë votues.

Blendi Fevziu: Shkon diku 7-8 milion. Po zgjedhjet në total sa e ka buxhetin KQZ?

Ilirjan Celibashi: 22 milion Euro.

 

Happening now...