Analisti bën deklaratën e fortë: Kandidatit të SPAK tentuan ti rrëmbejnë vajzën në Gjermani! Altin Dumani do një si vetja, të akullt

2025-10-13 22:01:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Analisti bën deklaratën e fortë: Kandidatit të SPAK tentuan

Analisti Arjan Curri ka treguar për një ndarje në klane brenda Strukturës së Posaçme (SPAK) lidhur me mbështetjen që po u jepet kandidatëve që garojnë për postin e kreut të SPAK-së.

Në ‘Top Story’, Curri është shprehur se të gjithë prokurorët janë ndarë në 3 grupe nga kandidati që mbështesin. Pas ndarjes mes Klodian Brahos, Adnan Xholit dhe Doloreza Musabelliut, një tjetër konsensus i përgjithshëm ekziston për mbështetjen e Xholit. Këtij të fundit, Curri tregon se disa muaj më parë është tentuar t’i rrëmbehet vajza në Gjermani.

Ndër të tjera analisti tha se kreu aktual i SPAK, Altin Dumani kërkon që vendin e tij ta marrë Klodian Braho si më i ngjashëm me të.

“Intrigat po zhvillohen të plota brenda SPAK dhe KLP. Unë kam arritur, shikojmë brenda SPAK tre grupe, klani 1 i dibranëve. Janë 9 prokurorë në SPAK nga Dibra sa 9 malet. Të 9 këta nuk janë bashkë janë të ndarë, gjysma mbështet Xholin, një dibran i spikatur. Të tjerët mbështesin Brahon. Këta janë prokurorët e Skraparit.

Grupi i tretë është grupi i femrave, që lobojnë për Musabelliun. Të 3 këto grupe po përplasen me njëra-tjetrën.

Dumani do Brahon jo Xholin. Dumani do të një të ngjashëm për nga karakteri, pra Brahon. Braho njihet si i akullt që ka futur dhe miqtë e vet në burg kur ka pasur prova.

Në përgjithësi brenda SPAK ka konsesus të gjerë për Xholin, të cilit kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani”, tha Curri.

 

Po ndodh...