“Asnjë të mos marrë pjesë!”/ Zbardhet urdhri demokrat! PD nis sot bojkotin ndaj komisioneve

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.
Ky është një vendim i marrë ditën e djeshme
Në mesazhin që kreu i grupit Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë e ka theksuar disa herë që asnjë deputet nuk të bëhet pjesë e komisioneve.
“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ideas
Will Berisha take stock of the first in his second speech?
First Secretary of the Democratic Party
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
