Bisedat në SKY ECC çojnë dy deputetët në SPAK/ Ja pse u pyetën Jurgis Çyrbja i PS dhe Isuf Çelaj i PD
Dy deputetë, njëri i të djathtës dhe tjetri i të majtës u pyetën nga SPAK si persona që kanë dijeni në dy çështje qe po hetohen për afera korrupsioni. Ata ishin deputeti i PS Jurgis Çyrbja dhe deputeti i PD Isuf Çelaj.
Deputeti demokrat Isuf Çelaj qëndroi gati një orë dhe gjithçka ai duhet të tregonte është nëse i njeh apo jo personat që e lakojnë për të ndërhyrë për shortin në dosjen Toyta Yaris.
Deputeti demokrat sipas burimeve të sigurta ka thënë se nuk është kontaktuar nga askush për të ndërhyre tek një punonjës i gjykatës për të cilin përmendet se deputeti e ka të afërm dhe duhet të ndikonte sipas bashkëbiseduesve të SKY ECC në përzgjedhjen e gjyqtari.
Tekst-Pritet që për çështjen më të fundit të hapur nga bisedat në SKY dhe ENCHRO të thirret si person që ka dijeni edhe një ish ministër. Deputeti Jurgis Çyrbja qëndroi gati pesë orë në SPAK.
Pavarësisht qëndrimit të rezervuar të deputetit socialist, fakt publik mbetet denoncimi publik i demokratëve i tre votave më parë ku pretendohet se Çyrbja si drejtues i hipotekave të Durrësit në atë kohë firmosi brenda të njëjtës ditë dy praktika të ndryshme për një pronë dhe qe sipas kallëzuesve solli mbivendosje.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128