Deputeti i PD Kreshnik Çollaku: Ju sqaroj qëndrimin tim për 7 korrikun

2022-06-30 20:34:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku: Ju sqaroj qëndrimin tim për 7

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku ka sqaruar lajmet që shprehen se ai do të jetë pjesë e protestat të 7 korrikut, të thirrur nga kreu i PD Sali Berisha. Ndonëse thekson se thirrjeve për protestë kundër Edi Ramës do t’i përgjigjej nga kushdo, ai sërish ka rezerva mbi mnëyrën si po trajtohet kjo thirrje.

Ai shprehet se në fakt kjo protestë më shumë po përçan se sa bashkon opozitën, ndërsa kërkon nga organizatorët që të shmangin platforma, individë apo axhenda sovraniste dhe euroskeptike ,apo derivimin e  strukturave me frymezime të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me identitetin e PD-së themeluar në dhjetor 90.

“Unë kërkoj nga organizatorët e protestës deputetët e miqtë e mi demokratë të shmangin individë apo grupe të tilla me axhenda të tjera nga protesta dhe mesazhi i saj”, thekson ai.

 

Happening now...

ideas

Alfa recipes

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128