Do arratiset si

2024-12-06 12:25:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Do arratiset si

Mëngjesin e sotëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kryer kontrolle në banesë e Erion Veliajt, por edhe në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veliaj ka hedhur një foto tigri ku shkruan, "Mirëmëngjes nga Kopshti Zoologjik i Tiranës". Kujtojmë që me nofkën "Tigri" njihet Arben Ahmetaj i cili u arratis jashtë shtetit dhe refuzoi të përballej me drejtësinë, ndonëse është ende në kërkim.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot edhe telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt.

Telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.

Do arratiset si