Genc Gjokutaj: Ilir Meta mund të lirohet nesër. Nëse ka bashkëpunuar me Kryemadhin, përse kanë masa sigurie të ndryshme?!

2025-02-26 23:15:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Genc Gjokutaj: Ilir Meta mund të lirohet nesër. Nëse ka
Avokati i kreut të PD Sali Berisha, por dhe kreut të PL, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u shpreh se në lidhje me Berishën ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nuk ka fakte penale.

“Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes me të njëjtin argument, për shkak të mungesës së faktit penal. Pra nuk ka çështje.

Është një çështje e stisur, e sajuar në atë formë dhe ka të njëjtin shkak procedurial, mungesën e faktit penal. Ne kemi kërkuar pushimin e çështjes, atë presim nga gjykata.”

Ndërsa sa i përket Ilir Metës, nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë, ku sipas Gjokutajt, me siguri do të ndryshojë masa e sigurisë dhe do e nxjerrin nga burgu.

“Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në "detyrim paraqitje" dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta.

Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendosë.“

 

Happening now...