Ish ministri i Ramës Lleshaj: Sulmi ndaj Berishës jo rastësor!

2022-12-08 21:13:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish ministri i Ramës Lleshaj: Sulmi ndaj Berishës jo rastësor!

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha në një intervistë për Euronews Abania se incidenti me kreun e PD është padyshim një akt i shëmtuar, por jo një çështje me të cilën duhet të ‘mbytet’ opinioni publik.

Sipas Lleshajt, gjithçka që thuhet sa përket kësaj ngjarjeje pa u hetuar vetëm acaron më tej frymën politke në interes të atyre që nuk e duan vendin.


“Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush janë ata, nuk…”, tha Lleshaj. 

Gjyqi publik që po i bëhet ngjarjes dhe akuzat e opozitës janë të shpejtuara, sipas ish-ministrit, i cili bëri thirrje që t’i lihet në dorë profesionistëve ta zbardhin ngjarjen.

Happening now...