Meta del hapur kundër SHBA dhe kreut të SPAK: Legen, palaço! Ke marrë peng vjehrrën time...

2024-04-17 11:49:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta del hapur kundër SHBA dhe kreut të SPAK: Legen, palaço! Ke

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rënduar akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pak orë pasi KLP-ja dhe ambasada amerikane e mbështetën atë publikisht.

Në një konferencë për shtyp ai tha se Dumani i kishte çuar njerëz për t’i thënë të largohet nga vendi, por tha se do ta vijojë luftën e tij edhe nga burgu.

Mbështes deklaratën e ambasadës së SHBA. Dje ua sqarova si është krijuar KLP-ja. është krijuar mbi bazën e emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë prokurore me 69 vota. Miqve dhe aleatëve ua kam thënë me kohë ‘prokurorinë e keni ju dhe Edi Rama’. Vijmë te ‘Dumdumani’. U kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai. Te SPAK ka Dumdumanë, ka edhe njerëz që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kam bërë deklaratë solidariteti për prokuroren që ishte kërcënuar nga banditët. I them Dumdumanit 3 herë ke përmendur emrin tim që po më heton mua. Ke çuar njerëz që të më thonë të iki nga Shqipëria.

Legen si ti jam unë? Gjëmon vjehrrën time ti që ta marrësh peng? Kujton se do marrësh Partinë e Lirisë ti që tia çosh atij tarallakut? Pse nuk nxorrëm mësim ne me lulushët këtu që përdor çimkaxinjtë? Pse mo palaço kam frikë unë nga burgu yt? O palaço hajde dil në televizor me mua ti? Si flet ti në emër të SPAK? Ne SPAK prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij. Ti je injorant. Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Kur të duash ti dhe amerikanët këtu ballafaqohemi këtu. Mua ka dashur të më fusë në burg legjendari që në vitin 1992. Ti i ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit në burg që të japësh dëshmi kundër Ilir Metës.

O tarallak po atë vit Ilir Meta ka qenë minister i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat që arrestosh Veliajn se u mbyti me favore ty dhe ata të tjerët. Ti nuk ke takat se je palaço të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, por i Engjell Agaçit. Ka amerikanë të ndershëm që janë shumica, ka edhe McGonigalë. Unë jam nga rraca e Vojo Kushit. Dum Dumani vilat e mia florinjtë e mi, ti marrë dhe ti sekuestrojë dhe t’ia japë popullit. Që ti shkojë mendja Dum Dumanit me atë çantë që vë ashtu si teveqel, që do marrë Partinë e Lirisë, për tia çuar Edi Ramës…”- tha Meta.

 

Happening now...

ideas