“Nëse Meta do presë kokën e ish-gruas”, Mërtiri: Kreut të PL po i rrëshqet situata nga dora, po fsheh diçka tjetër

2024-04-22 23:31:27 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nëse Meta do presë kokën e ish-gruas”, Mërtiri:
Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar në “Top Story” deklaratat e fundit të Ilir Metës drejt bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe drejt SPAK-ut.

Shtrohet pyetja ‘Cilat koka do priten’? Është Monika kundër Ilirit dhe këtu kërkohet koka e Monikan Kryemadhit, nëse ai do presë kokën e ish-gruas, sepse ka një ndarje politike që po e marr në planin njerëzor. Do kursehet Monika, por jo njerëz prapa Monikës. Tani e konstatoi nepotizmin Ilir Meta? Një masë e konsiderueshme është biznes familjar aty, nga ana tjetër nuk mund të themi, Ilir Meta ka ndërruar emrin dhe po e rithemelon për së dyti.

Gjithçka që po thotë nuk është bindëse. Po hap luftë me SPAK, njëherë mbajti partinë në funksion të Berishës, pastaj befas shkon ballkonit. Të gjitha këto tregojnë që nuk është i qartë. Ose fsheh diçka tjetër, ka halle të tjera, ose ka humbur busullën nuk di çfarë bën. Dhe në daljet televizive, ose humbet fare, ose mbyt ekranet.

Partia e Lirisë është në udhëkryq dhe Meta ka nevojë të lëvizë truallin se diçka po i ikën nga duart”-u shpreh analisti Ergys Mërtiri.