
Opozita bojkoton Konferencën e Kryetarëve, PS miraton udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

2024-10-02 09:28:55 / POLITIKË
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.
Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian.

On paranoia and alibi: "The party's SPAK is to blame"
Nga Namir Lapardhaja
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128