Rama did not hand over Balluk, German Embassy reacts: The prosecution of corruption at high levels should be implemented quickly and without obstacles

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin, ndërkohë vjen reagimi nga Ambasada gjermane në Tiranë.
“Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, kusht për integrimin”, thuhet në deklaratë.
Reagimi:
Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.

Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128