Veliajt i ngushtohet laku/ Berisha del në konferencë, sulmon Altin Dumanin dhe Lulzim Bashën
Kreu i PD Sali Berisha, pasi SPAK konfirmoi se ka nisur procedim penal ndaj Erion Veliajt, si dhe ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e tij, ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka sulmuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Ai e ka akuzuar atë se nipi i gruas së tij është bashkëpunëtor i ngushtë i Veliaj dhe kjo sipas tij e zhbën seriozitetin e hetimit. Berisha në të njëjtën konferencë sulmoi ashpër edhe kreun e Partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Bashën, i cili është një nga politikanët e paktë dhe më të vendosur në mbrojtje të drejtësisë dhe punës së SPAK.
Berisha nuk ju përgjigj pyetjes nëse do ta përjashtonte Bashën nga grupi parlamentarë i PD por e akuzoi si binjakun siamez të Taulant Ballës.
"Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën.
Ai nuk ka rëndësi regjistri, ai është si binjak siamez i Taulant Ballës.
Jashtë çdo lloj mundësie, aq sa mund të jetë Taulant Balla.
Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris, ata u mpleksën shumë me njëri-tjetrin. Janë disa çështje", tha ai./Alfapress.al
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128