Gjoks gjeli deti role i mbushur me gështenja

2023-11-21 07:15:51 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Gjoks gjeli deti role i mbushur me gështenja
PERBERESIT

15 qepujka
400gr geshtenja te qeruara te pjekura
pak trumze te thare
2 thelpinj hudher
gjokset e 1 gjeli
vaj ulliri
1/4 filxhan leng mishi
2 luge mustarde
kripe, piper

PERGATITJA:

1. Hapni filetot e gjoksit te gjelit, i rrihni deri sa te arrijne ne 1cm trashesi.
2. Sperkatini filetot me vaj ulliri, kripe, piper dhe ne fund i lyen me mustarde.
Gatuani ne pak leng pule qepen, hudhrat dhe me pas geshtenjat, per 10min.

3. Vendosni brenda mbushjen prej geshtenjave, qepujkave dhe hudhrave.
4. E beni role dhe e lidhni me pe gatimi.
5. Vendoseni ne furre ne temperature 185grade C per 25min.

6. Here pas here i shtoni pak uje ne tave.
7. Sherbejeni me geshtenja, patate ose pak pershesh :-)