Mesnik me mish koke dhe qepë
Përbërësit:
900 gr miell gruri
2 lgj vaj ulliri
450 ml ujë
1 Igj kripë
Për mbushjen:
1 kokë viçi
5-6 kokrra qepë
100 gr gjalpë
1 lgj nenexhik të thatë
1 tufë nenexhik të njomë
1 lç rigon
Kripë, piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas bashkojmë të gjithë përbërësit dhe i punojmë derisa të formohet brumi, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë brumin në toptha, hapim petët me pec dhe I pjekim në sobë. Fillojmë përgatisim mbushjen.
Pasi e kemi larë kokën e vendosim për të zierë në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë me vaj ulliri dhe gjalpë. Kullojmë lëngun e mishit, ndërsa mishin e pastrojmë nga kockat duke e copëtuar. Pasi qepa është karamelizuar shtojmë mishin bashkë me erëzat. Në tepsi shtrojmë 3 peta të njoma (jo të pjekura) mbi to vendosim një petë të pjekur dhe 3 peta të pjekura të lagura më parë me lëngun e kokës.
Shtrojmë mishin duke e përhapur mirë, e spërkasim me vaj dhe kështu proçedojmë deri në përfundim të petëve. Në shtresën e fundit ku kemi hedhur mishin, vendosim një petë të pjekur të pa thërrmuar e njomim me lëng, shtrojmë dhe një petë të njomë dhe e vendosim të piqet në furrë në 250° Celsius për 40-45 minuta.
Nga
ideas
Why haven't we had great leaders until now?
Trump and Europe!
Beqaj and the risk of returning the commission to the show
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128