Supë orizi me pastërma

2024-10-03 08:24:03 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë orizi me pastërma

Përbërësit:

4-5 thela pastërma

4-5 lugë supe vaj
1.5 filxhan kafeje oriz
1 kokërr qepë
1 lugë salcë domate
Piper i zi, piper i kuq
Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin dhe qepën e grirë shumë imët, të cilën e skuqim në zjarr të ngadaltë derisa të zbutet. Herë pas here hedhim nga një lugë ujë që qepa të marrë ngjyrë transparente. Hedhim piperin e kuq e më pas salcën e domates dhe e skuqim pak. Shpëlajmë mishin pastërma dhe e hedhim në tenxhere duke i shtuar 1 litër ujë.

Shtojmë aty piperin e zi dhe e lëmë të vlojë derisa të ziejë plotësisht mishi. Orizin, pasi e kemi shpëlarë me ujë të ftohtë e hedhim në tenxhere dhe e ziejmë me kapak gjysmë të hapur. Ende pa përfunduar zierja e orizit, shtojmë pak majdanoz të grirë imët. 

Happening now...