Tartë me perime me petë sfoliat
2024-11-28 08:19:38 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1 petë sfoliat
2 karrota
4 kunguj
3 feta proshutë / pançetë
2 qepë të thata
2 vezë
1 tufë majdanoz
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
250 ml pana
250 gr djathë të grirë
Kripë, piper
Përgatitja:
Perimet i grijmë në rende nga pjesa e trashë. I kaurdisim derisa të përthithen mirë lëngjet, më pas shtojmë hudhrën për 3 minuta. Presim hollë pançetën me proshutën dhe gjysmën e majdanozit me djathin e grirë duke ulur nxehtësinë e vatrës. Në një tavë ovale vendosim letër pjekje, shtrojmë petën sfoliat dhe e vendosim në furrë për 10 minuta në 170 gradë Celsius.
Më pas e largojmë tavën nga furra, shtojmë masën e mbushjes me perimet. Rrahim vezët me pana duke rregulluar shijen dhe me majdanozin e mbetur. E vendosim në furrë sërish në 200 gradë për 30 minuta.
Happening now...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ideas
Will Berisha take stock of the first in his second speech?
Nga Preç Zogaj
First Secretary of the Democratic Party
Nga Indrit Vokshi
"Topple" Edi Rama by lying to yourself...
Nga Patrik Sadikaj
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
