
Dramë e Hysajt, Lazio e regjistroi në Serie A, por dëmtimi i rëndë prish planet

Në momentin e tij më të mirë, pikërisht atëherë kur fitoi besimin e trajnerit Baroni, Hysaj doli i dëmtuar nga takimi kundër Cagliari-t. Ishte e qartë që nuk bëhej fjalë thjesht për një shqetësim muskulor, por sipas mediave italiane, anësori kuqezi ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë.
Në raste të tilla koha e rikuperimit parashikohet në zgjasë nga 40-50 ditë. Në rastin më të mirë, stafi mjekësor shpreson që të bëhet fjalë për një tërheqje të shkallës së dytë çka do t’i mundësonte të rikthej më shpejt në fushë.
Në këtë mënyrë prezenca e tij për takimet e muajt mars në kualifikueset e Botërorit vihet në dyshim të fortë. Pavarësisht se Hysaj ishte pjesë e Lazio-s në ndeshjet zyrtare në këtë fillim sezoni, anësori kuqezi ka qenë gjithnjë preferencë e parë e Sylvinho-s në krahun e djathtë.
Për Lazio-n dëmtimi i Hysajt është një dramë më vetë pasi së fundmi klubi kryeqytetas vendosi ta regjistronte mbrojtësin kuqezi për pjesën e mbetur të sezonit. Lazio nxori nga lista Luca Pellegrinin duke i bërë një vend Hysajt.

The media circus and the distorted public debate in Albania
ideas

Shkëlqimi i Erionit ra, por hijet që ai la pas, ngelen

Why did everyone turn against SPAK?

Albanian Tragicomedy – A Novel in Action
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128