Kërkohet nga dy klube angleze, Allegri tregon pagën që kërkon për të punuar në Premier League

2024-12-04 16:45:28 / SPORT ALFA PRESS

Kërkohet nga dy klube angleze, Allegri tregon pagën që

Massimiliano Allegri është një nga emrat e lakuar të javëve të fundit në kampionatin anglez, aty ku dy klube kanë interes për të.

Trajneri italian është i lirë dhe po mendon rikthimin. Premier League është gjithmonë një opsion ëndrrash për trajnerët, jo vetëm për cilësinë e lojës dhe standardin e ligës, por edhe për pagat e larta që ofrohen në ishull.

“Calciomercato” raporton se Allegri ka njoftuar klubet e interesuara se kërkon një pagë relativisht të lartë, rreth 8 mln euro. Më parë, te Juventusi ai paguhej 7 mln euro. Newcastle është thuajse gati për të, kurse Manchester United e konsideron si plan B në rast se dështon Amorim.

 

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128