Liga e Kombeve/ Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën me Çekinë
Kombëtarja po bën përgatitjet e fundit për sfidën vendimtare kundër Çekisë në Nations League, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka pasur probleme me mungesat në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, pasi duhet të përballet me çekët pa ndihmën e Gjimshitit, Kumbullës, Bares dhe Manajt.
Në portë titullar pritet të jetë Strakosha. Mungesat në mbrojtje, limitojnë zgjedhjet e Silvinjos në këtë repart.
Dyshja e qendrës pritet të formohet nga Ajeti dhe Ismajli, ndërsa në krah do të luajnë Mitaj dhe Balliu.
Më e qartë situata në mesfushë, ku bashkë me Asllanin dhe Ramadanin, pritet që të luajë që nga minuta e parë Laçi.
Përsa i përket repartit të avancuar, Bajrami dhe Asani nga krahët do të ndihmojnë Tucin në majën e sulmit.
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128