Në mars përfundon dënimin, Pogbasë ia ‘mbyllin’ derën në Francë: Asnjë mundësi për ta marrë
Pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin, Paul Pogba tani synon rikthimin në fushë, që mund të ndodhë vetëm në mars të vitit 2025, kur të përfundojë dënimi i tij 18-mujor për doping.
Pavarësisht interesit nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer, mesfushori i lindur në vitin 1993 dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij në Europë.
Qëllimi i tij është të rikthehet në Kombëtaren e Francës dhe për këtë arsye Ligue 1 mund të jetë kampionati i duhur për t'u rikonfirmuar.
Një mundësi e mundshme është kalimi i tij te klubi i Roberto De Zerbit.
Marseja, që ka ambicie, ende nuk e ka mohuar këtë opsion, ndërsa Florian Maurice, drejtor sportiv i Nicës, ka thënë për L'Equipe:
"Nuk besoj se kemi mundësinë ta sjellim Paul Pogbanë në Nicë.
Do të ketë shumë klube që do të mendojnë për të, edhe pse ai nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Do të ketë një konkurrencë të madhe dhe nuk do të mund të garojmë.
Ai është një lojtar i klasit botëror, ajo që i ka ndodhur është e dhimbshme, por mbetet një ‘yll’ i jashtëzakonshëm.
Në ekipin tonë do të bënte mirë, por nuk besoj se kemi mundësinë ta marrim."
Pogba nuk ka luajtur kurrë në Ligue 1. Ai u rrit në akademinë e Le Havre dhe kaloi në Angli shumë i ri.
Në moshën 16-vjeçare u bë pjesë e akademisë së Manchester United, por e la klubin pas vetëm 3 ndeshjesh profesionale në vitin 2012, për t'u bashkuar me Juventusin. Në Torino, talenti i tij shpërtheu dhe pas 4 vitesh u rikthye në Manchester.
The shame of Saliu's revolutionaries in Brussels
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128