Trajneri i Partizanit del kundër politikave të klubit: Kjo skuadër s’është e denjë për titullin!

2025-01-11 20:13:27 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Partizanit del kundër politikave të klubit: Kjo
Trajneri i Partizanit, Veselinovic, nuk kursehet ndaj klubit për mënyrën se si po shkon merkatoja e janarit. Sipas tij, largimi i thuasje gjysmës së ekipit titullar e bën Partizanin jo të denjë për të konkurruar për titullin kampion.

Tekniku serb shprehu dukshëm pakënaqësi për merkaton ku Partizani ka larguar lojtarë si Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba.

Veselinovic nuk u përmbajt, duke thënë se sulmuesi Besar Gudjufi është marrë pa u njoftuar ai, ndërsa në skuadër i kanë sjellë vetëm një përforcim.

“Kur bëhet fjalë për ndeshjen, mund t’i përgëzoj lojtarët për motivin dhe luftën në fushë, përgëzoj dhe tifozët.

Kam 24 vite trajner, kudo që kam punuar kam marrë përgjegjësinë e plotë dhe kam punuar me raporte të shkruara. Në raport është shkruar, me 5 janar, kam dërguar te menaxhmenti i Partizanit. Jam munduar të shpjegoj ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë me ambiciet që ka klubi. Kam shpjeguar çdo gjë nëpërmjet argumenteve tek ai raport i shkruar.

 

services

  • POLICE129
  • STREET POLICE126
  • AMBULANCE112
  • FIREFIGHTER128