Zyrtare/ Futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani rinovon kontratën me Interin!

2024-09-16 17:29:59 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani rinovon kontratën

Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028, ditën kur dolën zërat se PSG ishte interesuar për të.

Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interi, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani.

Asllani është pjesë e Interit që prej verës së vitit 2023. Zikaltërit paguan 10 milionë euro te Empoli për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares.