
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?

Në fund të viteve 1930, një burrë që sapo kishte mbaruar fakultetin juridik po gjykonte çështjen e tij të parë kur gjykatësi e kërcënoi se do ta përjashtonte: "Kam dyshime serioze nëse i keni kualifikimet e nevojshme etike për të praktikuar drejtësinë," i tha gjyqtari avokatit .Emri i avokatit ishte Richard Nixon.
Në atë kohë, Nixon, pranoi se kishte ndërmarrë veprime të dyshimta pa autorizimin e klientit të tij. Pushteti nuk e transformoi atë, por kur u bë president, njerëzit kuptuan më shumë se kush ishte ai.
Konsideroni një avokat tjetër, Abraham Lincolnin. Të qenit president zbuloi tek ai, më të mirën. Siç thotë biografi i Linkolnit, Robert Green Ingersoll: “Asgjë nuk zbulon karakterin e vërtetë të njeriut sesa përdorimi i pushtetit. Nëse dëshironi të dini se çfarë është në të vërtetë një njeri, jepini atij pushtet.”
Megjithëse për dekada, psikologët ishin të bindur se pushteti korrupton karakteret njerëzore, rezultatet e eksperimentit klasik të burgut të Stanfordit, ku studentët caktoheshin rastësisht për të luajtur rolin e të burgosurve ose rojeve të burgut, ishin tronditëse. Studentët gardianë përfunduan duke u hequr rrobat të burgosurve dhe duke i detyruar shokët e tyre, të flinin në dysheme betoni.
"Në vetëm pak ditë, rojet tona u bënë sadistë", tha psikologu Philip Zimbardo.
Përtej rezultateve, një detaj tjetër ishte edhe më kritik: Karakteristikat e studentëve që u paraqitën për të marrë pjesë në "eksperimentin e jetës së burgut". Vullnetarët që u paraqitën për studimin e burgut kishin prirje 26 për qind më të larta për agresion. Ata kishin prirje 12 për qind më të larta narcisiziste dhe shfaqnin 10 për qind më shumë, prirje autokratike dhe makiaveliste, se sa njerëzit që regjistroheshin si vullnetarë në studime të tjera psikologjike, të cilat nuk kishin lidhje me pushtetin.
Natyra e njerëzve që dëshirojnë pushtetin, edhe mënyra sesi ata do ta përdorin atë, nuk duhet të na suprizojë. Ajo përcaktohet qartësisht nga identitetet e tyre, para se të vijnë në pushtet.
"Pushteti nuk transformon ose korrupton gjithmonë", ka thënë autori Robert Caro, duke reflektuar mbi Lyndon B. Johnson. “pushteti gjithmonë zbulon. "PUSHTETI i mjaftueshëm zbulon ate që njëriu është edhe ka dashur gjithmonë të bëjë”.
E pra alibia se, "njerzit korruptohen apo transformohen sapo vijnë në pushtet", apo sic thote kryeministri ynë se, "Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen", është një gënjeshtër shfajsuese për të fshehur mekatin, që ato që vendosen e mbahen në karriket e pushtetit me kast përzgjedhen të tillë, "të prishur që në vezë "
Pushteti nuk e shëndron delen në ujk pulën në dhelpër, e kalin në gomar!
Lulëzimi i uqërve, dhelprave edhe gomerëve nuk mund të justifikohet me trasformimin që ata pësojnë në pushtet, por me faktit që ato janë të tillë që pa marrë pushtetin!

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128