A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo …?
Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe quhej Fridrich Trump. Ai ishte familjarisht një bavarez autokton. Më pas emigroi në Amerikë dhe atje mori emrin Frederik Trump.
Gjyshja e Donald Trump ishte gjithashtu gjermane dhe quhej Elizabeth Christ Trump.
Pavarësisht faktit se në Amerikë kandidoi një nip gjerman, Gjermania ishte kundër Donald Trump.
Referuar sondazhit zyrtar, 85% e gjermanëve ishin kundër kandidaturës së Donald Trump sepse gjykonin që interesat e kombit gjerman nuk përputheshin me nipin e Gjermanisë që po bëhej President i Amerikës.
Po pse kjo dashuri kaq e madhe e shqiptarve për Donald Trump më e madhe se Gjermania?
Trump nuk ka origjinë shqiptare por thjesht udhëheqësit politik shqiptarë e kanë frikë dhe kanë qënë të detyruar të servilosen.
Udhëheqësit pokitik shqiptarë rrinë pa gjumë kur kujtojnë se në mandatim e parë të Trump u vendos me financim dhe investim të SHBA:
- Rerfoma në drejtësi
- Krijimi i SPAK
- Hapja e gjykatës kundër kirrupsionit
- Dekretimi ambasadores Yuri Kim
- Kërkesa për arrestimi e disa politikanve
- Heqja e vizave amerikane për politikanet
- Hartimi i listave Non-Grata
- Shkarkimi i Qeverisë Albin Kurti 1
- Mbështetja për liderët e UÇK
Më pas asministrata Biden vazhdoi reformat që filloi Donad Trump por disa liderë politik në Shqiperi dhe Kosovë u rebeluan.
Në Shqipëri Berisha dhe Meta sulmuan sekretatin e shtetit Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim.
Ata akuzonin çdo kënd si të korruptuar nga SOROS duke krijuar alibinë e puçit ndërkombëtar.
Çuditërisht prej disa ditësh ata kanë bindur elektoratin që fitorja e Trump është fitorja e tyre.
Kulmi arriti me urimet nga burgu që Ilir Meta i dërgonte Donald Trumpit dhe e uronte të punonin bashkë.
Berisha nga ballkoni e quajti binjakun e tij Trump. “Të dyve na kanë bërë atentat ne rrugë” - tha.
Berisha dhe Meta po e keqpërdorin aq shumë Trump-in sa po i heqin çdo mundësi vetes për tu mbrojtur kur qeveria e Trump të dal dhe të thotë sukseset e Trump në Ballkan dhe Shqiperi janë: SPAK, reforma në drejtësi, Lista Non-Grata dhe arrestimi liderve të inkriminuar.
Gjithsesi Berisha dhe Meta kanë hall ta shtynë ca muaj duke gënjyer njerzit e ndershëm dhe të varfër që u shkojnë pas.
Për momentin po tregojnë dashuri për gjermanin Trump a thua sikur gjyshin e ka nga Skrapari.
Ditën që Trump do nu tregojë arsyet pse ju hoqi vizat amerikane, atëherë do dalin do thonë:
“Edhe Trump u korruptua njësoj si Biden nga Soros. Ne jemi s’jemi anti-amerikan, por jemi thejsht kundër çdo qeveria amerikane”
Ruajeni këtë analizë se do ju duhet pas disa muajsh për të krahasuar si dashuria e sotme për Trump do kthehet në urrejtje të atyre që dhe hidhnin këngë dhe valle.
Thjesht zhgënjimi i dytë i tyre nuk do vonojë.
Atë ditë gjithë Shqipëria do gëzojë.
-
-
Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
7 Nëntor, 19:42
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128