Bujqësia e Rilindjes, sektori i gomerëve nuk ecën fare keq!

27 Qershor 2022, 13:47 / IDE NGA KLODIAN TOMORI

Bujqësia e Rilindjes, sektori i gomerëve nuk ecën fare keq!
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tre vitet e fundit:
1-Numri i gjedhëve ka rënë me 130 mijë krerë, ose 28 për qind.
2-Numri i të leshtave është ulur me 380 mijë krerë, ose 20 për qind.
3-Numri i të dhirtave është ulur me 142 mijë, ose 15.5 për qind.
4-Numri i derrave është ulur me 25 mijë, ose 13.6 për qind.
Treguesi më pozitiv, pra ai që ka shënuar rënien më të ulët është numri i gomerëve. Krahasuar me vitin 2018, kemi vetëm 7 mijë gomerë më pak.
Se si u del bujqësia me rritje këtyre, mbetet një mister i madh. Për më tepër që janë edhe puçista. Propozoi Ministria e Financave një projektligj për të taksuar qumështin pluhur në Parlament, por fabrikat e qumështit korruptuan deputetët.
Si përfundim projektligji u rrëzua nga korrupsioni, për turpin e atyre deputeteve që e benë.
E kuptoni çfarë bëhet këtu?!
Fabrikat e përpunimit të qumështit lobojnë për të hequr taksën e qumështit pluhur. Kjo i thotë të gjitha.
Mirë që nuk japin subvencion, por e ekspozojnë prodhimin vendas ndaj konkurrencës së pandershme. Kjo është arsyeja se pse për disa vjet, këtu blegtoria do ketë vetëm gomerë dhe asgjë tjetër.
Vazhdoni kështu, vazhdoni se do shqepemi mirë me mish nga Brazili dhe Argjentina, si dhe qumësht me sodë buke.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128