Edi Rama u tregua i sinqertë!

17 Tetor 2023, 21:37 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Edi Rama u tregua i sinqertë!

Edi Rama në kulmin e euforisë dhe dehjes të “suksesit” nga show i samitit të Berlinit në Tiranë, si çdo i dehur tha të vërtetën e madhe të tij:

“Shqipërisë nuk i duhet një datë për integrimin në BE, nuk kemi përse të kërkojmë korsi preferenciale.”

Deklaratë e bërë në dehjen e avujve të euforisë provinciale të një politikani të dështuar ballkanik, i cili perceptonte se kishte prekur zenithin e suksesit pasi i tregonte qytetarëve të tij sesi e vizituan në Tiranë liderë të kancelarive të ndryshme të BE.

Për një lider provincial dhe ballkanik, kjo është arsye për tu egzaltuar në maksimum, por te Rama bashkëjeton dualiteti mes politikanit provincial dhe atij që despotizmin e ka talent dhe e ka perfeksionuar si pak kush.

Në këtë pikëpamje, Rama nuk e bëri kot atë deklaratë, Mos Integrimi i shpejtë në BE i Shqipërisë është synim, projekt dhe inspirim i Ramës!

Integrimi në BE realizohet (për këdo shtet) vetëm në një mënyrë:

Kur rendi juridik i shtetit, balanca e pushteteve, “rule of law” ( rregulli i Ligjit) dhe Tregu i Lirë të jenë në standartet e shteteve të BE.

Pushteti despotik i Ramës kërcënohet pikërisht nga një Shqipëri me Sistem drejtësie të pavarur dhe të fortë (aktualisht gjysmën e kabinetit të tij e ka në dyer e SPAK dhe burgjet e vendit), nga një Ekonomi e fortë me Treg të lirë që do përkthehej në qytetarë të lirë si efekt e mirëqënies së tyre ekonomike dhe me një treg pa oligarkë dhe monopole!

Këto janë anti tezat e themeleve të pushtetit të Ramës, ndaj Integrimi në BE është pa asnjë ekuivok dhe fundi politik i Ramës.

Së dyti, duhet kuptuar përse Shqipërisë nuk ju dha thuajse asgjë nga investimet prej 9miliardë€ që BE ka planifikuar të investojë në Ballkanin Perënfimorë.

Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt (përveç projektit të 2014 të hekurudhës Rinas-Durrës), jo se nuk ka specialistë të paraqesin projekte me fizibilitet të lartë ekonomik, por sepse i druhej REFUZIMIT TË PROJEKTEVE.

Përse?

Sepse Rama kërkon projekte për Oligarkët e tij, jo për Ekonominë e Shqipërisë!

Ramës i duhen fonde IPARD nga BE ku destinacionin e tyre ta çojë nga bujqit e Shqipërisë te Oligarkët e mediave për të ndërtuar vila e hotele në Jug.

Edhe hekurudhën drejt Durrësit, Ramës i duhet për projektin e tij me Oligarkët të portit të Durrësit.

BE do tja refuzonte me përbuzje projektet për xhepat e oligarkëve të tijë!

Sipas Ekspertëve të Bankës Europiane për Zhvillim, investimet në infrastrukturë dhe konektivitetin e kësaj infrastrukture mes vendeve të Ballkanit është çelësi ku duhet fokusuar, madje ka dalë në analize se duhet të
Investuar 12% e PBB nëse shtetet e Ballkanit duan të integrohen në BE.

E mendoni dot koston e km për rrugët e florinjta të oligarkëve të Ramës, tju paraqitej Zyrtarëve të BE?

E imagjinoni dot nëse Rama do ju kërkonte liderve të BE që taksat e qytetarëve të tyre tja kalonin Belinda Ballukut që ajo ti çonte mjeshtërisht në xhepat e oligarkëve me rrugë me kosto 6-7herë më të kushtueshme për km se rrugët e Gjermanisë ose Holandës?!

Rama e dijë fare mirë që njësoj si me fondet IPARD do të merrte refuzim poshtërues nga BE, ndaj nuk ju kërkoj asgjë!

Ah jo, ju kërkoj foto me përqafime për të na treguar se ai është lider global që ka miq liderët e BE… provincial e qesharak.

Sot në kuadër të investimeve të BE në Shqipëri doli dhe një analizë e frikshme e Financial Times:

Investimet e Huaja në Shqipëri, janë 7 herë më të ulëta se ato që deklaron qeveria Shqipëtare!

Përse?

Në periudhën 2010-2022 qeveria jonë ka deklaruar rreth 11miliardë€ investime të huaja, sipas F.Times kanë qenë 1.6miliardë€ investime nga kompanitë e huaja, pjesa tjetër është riciklim i parave të pista nga llogari Guaskë si Ishujt Kayman dhe Qipro.

Pra Shqipëria e Ramës, ka ekonomi me para të pista sipas F.Times.

Por ky Samit i Berlinit nuk shkoi pa përfitime të majme për Ramën dhe Oligarkët e tijë…
Macron dhe Rama pagëguan marrëveshje mes Lagarderè dhe Shefqet Kastratit për pasurimin më tej të monopolit të Çetit (aeroportit të Rinasit) me Dury free Shop të markës luksoze!

Ky është modeli i Ramës!
Propagandë për popullin me liderë Global që e përqafojnë sikur e kanë të njëjtin e tyre, ekonomi me treg të mbyllur ku Oligarkët e Ramës pasurohen dhe qytetarët varfërohen… varfërohen që të shtypen më lehtë nesër!

Po ndodh...