Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

15 Gusht 2022, 15:55 / IDE NGA KRESHNIK SPAHIU

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

Kush po e prish harmoninë fetare shqiptare?

Në rrjetet sociale ka shpërthyer një avokati histerike për një të person i cili filmoi trimërinë e tij duke grisur një flamur turk. Referuar emrave dhe mbiemrave ata që e mbrojnë shumica janë nga veriu dhe të besimit katolik (Gjin, Pal, Llesh, Mark, etj)

Më shumë se mllef ndaj Tuqisë kanë përkatësinë fetare. fatkeqësisht deri më sot vlera unike shqiptare nga jugu deri në veri ka qenë harmonia fetare.

Gjithmonë kam qenë i lumtur dhe krenar që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi të ngushtë ishin katolik, ortodoks dhe mysliman por mbi të gjitha të gjithë patriot pa paragjykime.

Por kush po e nxit këtë konflikt të paarsyeshëm?

Ata që nxisin këtë urrejtje kanë vetëm një argument:

“Turqia na ka pushtuar dhe na ka lënë prapa”

Unë nuk dua aspak të debatoj dhe respektoj bindjet e tyre politike por jo fetare.

Për këto arsye po i dërgoj si kartolinë këtë foto miqve katolik nga Shkodra.

Ju miq katolik nga Shkodra që nuk duroni dot flamurin e pushtuesit otoman, a nuk jeni ju në këtë foto në sheshin e Shkodrës duke valëvitur flamujt e pushtuesit gjerman?

Ku është “patriotizmi” juaj?

Mos harroni grisja e një flamuri është shenjë e inferioriteti dhe integriteti për një komb.

Ai flamur turk nuk duhet të ishte në mes të plazhit, por ashtu siç nuk duhet të ishin këto qindra flamur gjerman në duart tuaja.

Ju që kur ndërtoni një shtëpi, mbi çati vendosni flamur amerikan….

Ju s’jeni patriotë dhe as shqiptar por thjesht besimtar.

Fatmirësisht ju jeni pakica e kombit krenar shqiptar, që kurrë s’ka demonstruar trimërinë me grisje flamurësh.

Ju kurrë s’do prishni dot harmoninë fetare shqiptare. Flamujt u përkasin popujve, jo qeverive.

Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha.

Legjenda At Gjergj Fishta s’do ju pranonte kurrë në meshën e tij kuqezi.

Ndërsa Fan Noli do ju nxirrte jashtë nga Kisha si tradhtarë të kombit.

 

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

Po ndodh...