Hipokrizia e ish kundërshtarëve të Berishës që sot janë aleatët më fanatik të tij! 

8 Janar 2024, 21:27 / IDE NGA ALBAN DACI

Hipokrizia e ish kundërshtarëve të Berishës që sot

Këta, dikur aleatë të Bashës e sot kundërshtarë të tij po përpiqen të justifikojnë ndryshimet e qëndrimeve të tyre 360 nga një moment në një moment tjetër duke thënë se Berisha ka vota dhe pa Berishën nuk mundet Rama! Kjo është një hipokrizi e madhe e po ashtu këta dëshmojnë faktin që nuk meritojnë të jenë përfaqësues të demokratëve dhe nuk kanë respekt ndaj vetes për sa i përket lidershipit politik. 

Në lidhje me votat dhe me peshën politike të Berishës është mirë të bëhet një analizë e thellë serioze dhe jo mbi interesa të ngushta e miskine. Berisha është një lider 30 vjeçar që pati mundësi të nusëronte dy herë dhe zor se do të ketë mundësi të nuserojë edhe për herë të tretë! Në dy herë që nuserojë, me ndonjë përjashtim të vogël nuk solli asgjë të re në stilin e të bërit politik.

Në lidhje me votat që ka Berisha duhet të ngrihen disa pyetje që sipas meje janë retorike:

1. A ka vota Berisha mjaftueshëm për të mundur Ramë? Dy palë zgjedhje që ndodhën pas rikthimit të Berishës, ai është e vërtetë që ka mori vota, por të shoqëruar me një proces me dy fenomene:

a) Nuk mjaftojnë aspak votat e Berishës për t'a mundur Ramën e madje janë shumë larg votave që mori Basha si kryetar në 2021

b) Trendi i tyre është në rënie të vazhdueshme

2. Demokratët a duhet të zgjedhin Berishën me idenë se ky është më i votuari nga "demokratët", por ndër më pak të preferuarit përsa i përket shqiptarëve dhe elektoratit gri? Kjo është sigurisht çështje guximi nga ata që e rrethojnë sot Berishën, jo se ai ku dhimbset, por sepse e shikojnë atë si mundësi për të qëndruar në sistem dhe të ruajnë kryesisht karrigen e deputetit! 

3. A është akoma Berisha alternativë e pushtetit dhe po ashtu garanci për fitoren e demokratëve duke qenë "Non Grata", duke pasur një moshë të caktuar dhe problemet e fundit që ka tashmë me drejtësinë shqiptare? Berisha nuk mund të jetë alternativë ndaj Ramës, sepse është Non Grata për korrupsion madhor e po ashtu pak a shumë është nën arrest shtëpie për akuza të ngjashme. Narrativa është se Rama duhet të mundet e të largohet, sepse është person i korruptuar dhe inkriminuar! Atëherë, Rama nuk mund të mundet nga dikush që ka probleme të ngjashme e për pasojë nuk mund të ketë edhe besueshmërinë e elektoratit gri. 

4. A duhet të shpresojnë demokratët e shqiptarët përsëri pas 30 vitesh se shpëtimtari i vetëm i tyre dhe i shqiptarëve është pikërisht Berisha? Kjo do të ishte e papranueshme, sepse Shqipëria nuk është një vend i shkretuar dhe me burime njerëzore të reja. Nëse ne vazhdojmë me idenë se vetëm Berisha është shpëtimtar i demokratëve dhe i shqiptarëve dëshmon qartë se shqiptarët e rrëzuan Regjimin, por nuk rrëzuan mitin e unit apo idenë e pazëvndësushmërisë. 

5. Këta që nga mbështetës të Bashës që u bënë brenda pak kohësh në mbështetës të Berishës përveç që kanë mungesë të theksuar koherence dhe besueshmërie, janë edhe të pa guximshëm duke mos besuar tek vetja tek nevoja që PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një ndryshim thelbësor. Sigurisht e ardhmja e PD, demokratëve dhe e Shqipërisë nuk është më Berisha për shumë arsye! Epoka e lidershipit politik të Berishës në një vend normal demokratik duhet të ishte tashmë e arkivuar!

 

Po ndodh...