I Pabesë, Qesharak, Humbës!
Përfaqësuesja e qeverisë dhe politikës Amerikane në Shqipëri, pra e deleguara me punë si ambasadore Amerikane në Tiranë, dje i dha një përgjigje përfundimtare Sali Berishës për të ardhmen e raportit të tij me SHBA.
Ardhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, do të thotë vetëm një gjë për Sali Berishën:
Ai do të jetë i shpallur Nongrata si aktor i rëndësishëm politik në Shqipëri, i zhytur në korrupsion madhor!
Donald Trump, tashmë defakto e ka marrë komandën e Shtëpisë së Bardhë, edhe pse zyrtarisht e kurorëzon në 20Janar dhe teza e Berishës se “kur të fitoi Trump, mua do më hiqet Nongrata” dje u rrëzua si totalisht, u shkërmoq!
Sali Berishën e ka shënjuar me njollën e turpit përpara gjithë botës si politikan i korruptuar, jo Xhorxh Soros, por administrata e Amerikanëve!
Jo partia Demokrate Amerikane apo Blinken, por Departamenti i Shtetit të Amerikanëve, i cili punon për interesat e qytetarëve Amerikanë dhe jo të individit Blinken apo kujtdo individ tjetër!
15 agjensi hetuese dhe ligjzbatuese që kanë firmosur nongratën e Sali Berishës, nuk janë “Fbi-ja e partisë” por FBI-ja e qytetarëve Amerikanë.
Kjo tregon se përse edhe kur Edi Rama korruptoi drejtuesin e FBI për Europën Lindore, McGonnigal, ai nuk arriti dot kurrë të prodhojë qoftë dhe një letër zyrtare ku të akuzonte PD dhe L.Bashën, asnjë!
Ngriti komisione hetimi, ngriti dyshime dhe grupe pune për ta hetuar… por rezultati gjithnjë ishte i njëjtë:
“Basha dhe PD, nuk kanë lidhje me para ruse”.
SHBA kanë shënjuar me njollë turpi “Nongrata për Korrupsion” rreth 160 aktorë politik në gjithë globin, dhe në Ballkan (rreth 25) pjesa dërrmuese e tyre janë goditur aktorë Serb, serb në Serbi, politikanë serb në Bosnje, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Vetëm 6 politikanë shqiptarë janë shenjuar nongrata.
Pra argumenti i Berishës se ai u shpall nongrata pasi pengoi copëtimin e Veriut të Kosovës, është nul:
DASH shpalli nongrata aktorët politik serb që destabilizuan Veriun e Kosovës, dhe jo anasjelltas!
Përballë kësaj “vule turpi” derivat i fakteve të nxjerra me integritetit të institucioneve Amerikane kemi dhe një “vulosje” tjetër… thuhet me zë të lartë, paksa në histeri kolektive e paksa në ligësi individuale:
Vulosja që deputetët dhe anëtarët e PD të udhëhequr nga Berisha i kanë bërë Lulzim Bashës!
Në çdo dalje televizive, në çdo debat publik, madje edhe në çdo bisedë private, kur ju përmend emrin e Lulzim Bashës, reagimi i tyre (nga Berisha, te deputetët e deri te anëtari më i thjeshtë) është i njëjtë:
“Basha? O e pe te Rakipi? Ai ka përfunduar në figurë qesharake tashmë, ka mbaruar fare… me shumë turp madje! Është qesharak, bravë, peng, i pabesë ndaj mundit tonë, humbës. Se kuptojmë çfarë kërkon ende në politikë”
Duhet thënë që këto janë fjali klishe që i dëgjon kudo, në çdo ambjent ku flitet për politikë, nga më i sofistikuari te më banali, janë deklamime të verbëra që thuhen sa herë përmëndet emri i Lulzim Bashës.
Mirëpo, faktet dhe e vërteta janë mes nesh, dhe rrezatojnë si drita mes errësirës, sa më shumë errësirë (akuza) të ketë, aq më shumë ndriçojnë.
Tashmë, pas një cikli thuajse 4 vjeçar betejash brenda PD, kush është me plotë kuptimin e fjalës Qesharak?
Ata që zgjodhën të qëndrojnë kundër Sali Berishës, apo ata deputetë dhe votues, që menduan se Berisha pasi të merrte grupin parlamentar, vulën e PD dhe me ardhjen e Trump, do i hiqej dhe Nongrata dhe kështu do fitonte ndaj Ramës?!
A ka më qesharak sot se ata politikanë që zgjodhën për plot 4 vjet, të besojnë përrallën e Berishës?
Ku janë sot ata?
Të humbur, pa kart morale, të refuzuar nga SHBA, BE dhe Britania, për sa kohë qëndrojnë nën kurrizin e Berishës!
Po të pabesë dhe tradhëtarë? Sot, kush është tradhëtar?
L.Basha që përjashtoi Berishën nga PD? Apo Berisha që edhe pse ka marrë çdo gjë që kërkonte, edhe “presidencën e Trump”, edhe 3 rezoluta nga PPE dhe Republikanët, është më i diskretituar se kurrë?
Është përsëri Nongrata, dhe PD është përsëri e izoluar, e braktisur!
Përse?
Sepse Sali Berisha ka mision shkrirjen e SPAK dhe Drejtësisë, sepse mbi kokën e tij qëndrojnë krimet si vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, pasuria e trafikut të armëve, blloku i Ilir Metës në 21Janar dhe vrasja e katër protestuesve, pasuritë përrallore të familjes së tij, dhjetëra e qindra miliona euro, të përftuara nga ARMO, koncesionet e pullave fiskale, e ngjyruesve të karburantit, nga lidhja me krimin e kullave (Mali etj) në Tiranë, nga rrugët që të çojnë te bizneset e oligarkëve, te hidrocentralet si gjoba 20% për familjen e tij… Sali Berisha është i shkrumbuar nga brenda në afera korrupsioni!
E kush është i pabesë?
Vetëm një lider, Sali Berisha!
Vetëm një klan politikanësh, grupi i tij parlamentar që ju japin opozitarëve emrin e tij si kauzë të PD!
E në fund, Humbës kush është?
Ah këtu komplikohet pak përgjigjia… Humbës jemi të gjithë!
Është Berisha që vetëm humbet, humbet si “derr korrupsioni” i refuzuar nga Shqipëtarët çdo herë që prej 1996.
Humbës janë gjithë qytetarët e djathtë dhe opozitarë, që nuk rrëzojnë dot qeverinë më të korruptuar në Europë, por do rrinë gjatë në opozitë!
Është humbës edhe Lulzim Basha, që nuk mundi dot një humbës si Sali Berisha.
Humbës jam unë, ti dhe kushdo që kërkon shkëputje nga tranzicioni!
Fitues kush ngel?
Edi Rama, PS, patronazhistët, oligarkët, krimi dhe… buratinët në foto, që rendnin dikur të pozonin krah L.Bashës, dhe sot teksa e përqeshi si “qesharak”, hanë kockën e rradhës që pushteti ju jep në forma tenderash çarçafesh për ushtrinë apo ndonjë komisariat… sepse Rama dhe kur ju jep kocka, i gjen me kujdes ti qesharakëzojë deri në palcë!
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128