I vetmi i tradhtuar në fakt është Basha!

21 Mars 2024, 14:40 / IDE NGA ALBAN DACI

I vetmi i tradhtuar në fakt është Basha!

Është folur shpesh për krizën brenda PD, se Basha është tradhtar i demokratëve!

Madje, është bërë një propagandë e madhe në radhët e simpatizantëve për t’ua ngulitur në kokë se Basha është tradhtar!

Aq e fortë ka qenë kjo propagandë, falë edhe mbështetjes së fuqishme të disa mediumeve, sa nëse pyet demokratin më të ndershëm a është tradhtarë Basha?

Ai menjëherë, pa u menduar dy herë të përgjigjet! Po! Por, nëse u kërkon demokratëve që besojnë në tradhtinë e Bashës se në çfarë e si i ka tradhtuar?

Përgjigja e tyre është: Nuk e dimë, por e kemi dëgjuar!

Në fakt në historinë më shumë se 2 vjeçare të krizës së PD dhe në veçanti të vitit të fundit i tradhtuar i vetëm është Basha! Të gjithë e tradhtuan!

Si e tradhtuan? Të gjithë ata që sot janë deputetë dhe janë kundër Bashës janë teorikisht deputetë falë Bashës!

Praktikisht duhet të na e shpjegojnë Berisha dhe Basha se kush i ka diktuar, kushtëzuar, ka vendosur veton për listën e 2021!

Por, gjithmonë parimisht, këta që sot janë deputetë dhe janë kundër Bashës janë aty falë investimit të tij politik, besimit të tij e aprovimit të tij!

Tradhtinë në rastin e krizës së PD e kanë trajtuar edhe në këndvështrim kanunor!

Në fakt është absurditet që kriza e PD, që duhet të ishte partia me liberale dhe më e përparuar në vend, akoma ka diskurs të brendshëm të saj kanunin a thua sikur të ishin në kohën e bajraktarëve të dikurshëm që ndanin zonat e influencës dhe po ashtu territorin mbi bazën e marrëveshjeve gojore!

Megjithatë, në asnjë literaturë moderne nuk ka asnjë lloj shpjegimi se politika funksionon mbi besën dhe mos mbajtja e kësaj të fundit është e konsideruar “akt tradhtie”! Politika njeh ekuilibrave dhe marrëveshje e kur këto nuk funksionojnë prishen!

Po pse i tradhtuar i vetëm është Basha? Sepse, edhe pas zgjedhjeve të fundit të 2021, ishin po këta që i besuan Bashës një mandat tjetër me procesin e njohur “një anëtar e një votë”! Jo vetëm kaq!

Por, më vonë në Kuvend i bënë elozhe Bashës përballë Ramës, se ishte lideri i arritjeve të mëdha si anëtarësimi në Nato, liberalizimi i vizave, rruga e Kombit e për këtë arsye Rama as nuk kishte asnjë arsye të krahasohej me të!

Politika ësht ajsberg dhe thuajse gjithmonë militantët dhe votuesit shikojnë vetëm majën, ndërsa atë pjesën në thellësi e shikojnë vetëm protagonistët! Mbështetja e Bashës edhe pas zgjedhjeve të 2021 duke u rikonfirmuar ka disa dilema të mëdha:

Basha ju duhej vetëm për të fituar dhe për tu dhuruar pushtetin e ndoshta nuk do ta linin të bëhej as kryeministër. Prandaj, në këtë këndvështrim, me keqardhje them më mirë që nuk i fitojë zgjedhjet.

Basha de facto s’ka qenë asnjëherë kryetar i PD! Për këtë duhet të jetë vetë Basha që të na jap versionin e vërtetë të fakteve. Nëse është e vërtetë pyetja më e rëndësishme është: Pse ka pranuar kushte të tilla?

Tradhtia reale ndaj Bashës fillojë pas ngjarjeve të janarit, ku atë që e frymëzuan për të qëndruar dhe po ata vetë e justifikuan qëndresën e tyre për shkak të parimeve, pa asnjë shkak real e tradhtuan dhe e lanë vetëm.

As ketë demorkatët nuk e morën veshtë asnjëherë të vërtetën pse ndodhi? As sot nuk e dinë realisht pse e çfarë ndodhi!

Marrëveshja aktuale ose më mirë rikonforimi i marrëveshjes së 2008, në kontekstin po në kontektin aktual e kam analizuar se ndër qëllimet kryesore është defaktorizimi i Bashës në arenën politike.

Sot, Basha, me siguri me vonesë, mbajti fjalën e tij në Kuvend e ndërsa ish të besuarit e tij qeshnin! Qeshja e tyre ishte një mesazh i rëndësishëm ndër personal, por edhe publik e politik! Basha ka pasur këshilltarë të gabuar dhe strategji të gabuar!

Ai ka pritur me shpresën se ujërat do të qetësoheshin me kohën e për këtë arsye nuk mori asnjë masë për të ndërtuar diga që do e mbronin! Basha duhet të ishte në betejë të fortë politikë gjatë gjithë këtij harku kohor!

Duhet të luftonte politikisht për padrejtësitë personale, por edhe për të mbrojtur interesat e demokratëve si lider që i ka drejtuar formalisht nga 2013 e deri më sot!

Tashmë, Bashës, me vonesë në aksion, nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të bëjë marrëveshje të sinqertët me demokratët dhe shqiptarët për të çuar përpara projektin e tij politik.

ide