Ina, dalë nga shina

23 Janar 2023, 12:43 / IDE NGA FLUTURA AçKA

Ina, dalë nga shina

Tani po, kam arsye te mendoj se po përdoresh, vajzë!

Orët e Komisioneve, pavarësisht përcaktimit të orarit, kanë zgjatur pafund. Shembull është mbledhja para njē jave kür u kapërcye çdo kohë normale që merr miratimi i kalendarit dhe të dëgjesës për zgjedhjen e anëtarit të KDRTSh-së.

Për fat, gjithçka regjistrohet, dhe qytetarët gjykojnë nga ajo që shohin dhe jo nga ajo që shpifet nga kamikazët politikë të trojeve tona, të përbaltura nga baltatriçja e shkollës politike shqiptare, ku kam refuzuar të eci qysh në krye të betimit para shqiptarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë të kufizohet ndonjë deputet ndonjëherë në Komisionin që drejtoj unë. Dhe as ka për të ndodhur ndonjëherë.

Ka patur mbledhje kur për shkak të kohëzgjatjes, të ftuarit kanë ndenjur me orë duke pritur jashtë, arsye pse kam kērkuar në Konferencën e Kryetarëve të bëhet një dhomë pritjeje për dëgjesat dhe njerëzit të mos rrinë me orë në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.

Çështja është se “Ina-pa shina” ka ngatërruar armikun e vërtetë, se ashtu i intereson. Nuk e kuptoj pse është kaq shumë e shqetësuar për kohëzgjatien e komisioneve, kur vetë paraqitet aq minuta sa për të bërē lajmin vetëm për veten, të cilin ia çon të gatshëm (drejt nga Komisioni) në WAp dhe video gazetave dhe tv-ve, pa u shqetësuar se çfarë ndodh më pas me Komisionin.

Unë këtë vajzë nga “ngatërrimi i armikut” nuk e shëroj dot, se Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nuk është ambulator.

Kot lodhet. Zoti Berisha e ka me sy të mirë, gjithsesi. Edhe ne të gjithë demokratët, gjithashtu.

Duhet t’i ruajmë energjitë për revoltat tona të afër ta kur pushteti të vendosë të shtyjnë Sahatin e Tiranës nga ngulfatja që i është bërë nga ndërtimet rrotull tij.

Kjo është beteja jonë e përbashkët, ku e ftoj të bëjmë opozitë të vërtetë, jo kinse me kolegët, duke i shërbyer mē mirë se asnjë koleg tjetër i saj, kundërshtarit politik.

Kjo është e para dhe e fundit herë që merrem me një koleg, një kolege, në rastin e saj, dhe u kërkoj ndjesē demokratëve për këtë shpjegim të detyruar publik.

E kam thënë hapur në Komision, dhe po e them sërish publikisht. Jo “Ina-pa shina”, por as Zoti vetë nuk më pērbalt dot me bashkëpunime me kundërshtarin politik.

Nuk më shesin dot moral për ikona e ikonëri, dhe as mē blejnë apo të më intimidojnë dot, njerëz që e lanë Shqipërinë, zemrën e Tiranës, pa histori.

Po ndodh...

ide