Ishte mrekulli ta shihje dje Elisën

13 Mars 2024, 07:45 / IDE NGA ERL KODRA

Ishte mrekulli ta shihje dje Elisën

Çfarë e detyroi Ramën të ulej në marrëveshje me Gaz Bardhin?

Cili ishte interesi i Ramës, çfarë përfitonte ai?

Rama nuk e pati fare problem të përjashtonte deputetët e Rithemelimit dhe të Gaz Bardhit, sa herë ia donte qejfi.

As nuk e pati problem fare të ndryshonte Rregulloren e Parlamentit, ose të ndryshonte Ligjin për Komisionet Hetimore.

Për më tepër kur kalonte ligjet në parlament aq shpejt, sa ç’mund të mbajë njeriu frymën, punë minutash.

Kaq zgjati edhe diskutimi dhe votimi i Ligjit për Buxhetin, dy të mbushura frymë.

Askush nuk i ka kërkuar Ramës tërheqjen nga ato qëndrime.

Për më tepër kur ylli i Ramës po “shkëlqen ndërkombëtarisht” - jo për shkak të politikës së brendshme.

Fare mirë ai mund të vazhdonte kështu, dhe Rithemelimi në të veten.

Në fakt kështu janë që prej 9 shtatorit të vitit 2021.

Atëherë?! Pse Bledi Çuçi papritur ulet me Gaz Bardhin dhe firmosin paqen e madhe, sapo Gazi u emërua zëvëndësi i Berishës?

Pse nuk u ulë ta zëmë me Luçiano Boçin ose Flamur Nokën?

Pse Elisa Spiropali dje nxirte mjaltë nga goja, si një nordike e vërtetë?

Meqë ra fjala, ishte mrekulli ta shihje dje Elisën. Vetëm për kaq ia ka vlejtur pajtimi.

Nuk e di domethënë, por se ç’kam një përshtypje se Rithemelimi dhe Rilindja (çfarë termash politikë!!) kanë halle të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë parlamentare, ose me protestën e Gazit në Parlament.

Ah SPAK more SPAK,

Ç’na shtine n’merak!

 

Po ndodh...