Kosovë - Shqipëri, një komb, dy shtete me sa shumë dallime!

27 Nëntor 2022, 12:14 / IDE NGA LUTFI DERVISHI

Kosovë - Shqipëri, një komb, dy shtete me sa shumë dallime!

Kosovë - Shqipëri, një komb, dy shtete

Kosova ka autostradat më të mira, në rajon;

Kosova ka autostradën Ibrahim Rugova, falas ndërsa Shqipëria ka rrugën e Kombit me… tra;

Kosova ka policinë më të mirë në rajon ndërsa Shqipëria…

Kosova ka zgjedhje model, ndërsa Shqipëria ka kontestimet model.

Kosova ka ndërruar elitën politike të 2020, ndërsa Shqipëria ka sërish e sërish elitën politike të vitece '90;

Kosova ka institucionin e dorëheqjes, ndërsa Shqipëria e ka shpallur “non grata”;

Kosova ka veteranë të UÇK-së, Shqipëria ka (ende) veteranë të Luftës së II-të Botërore;

Kosova ka Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë, ndërsa Shqipëria e ka në Venecia;

Kosova ka vetëm procesin e Berlinit, Shqipëria ka Ballkanin e Hapur;

Kosova ka çaj rus, Shqipëria “ka” rubla ruse;

Kosova ka euron si monedhë zyrtare, ndërsa Shqipëria ka lekun;

Kosova ka 14 vjet shtet, Shqipëria plot 110 vite.