Ku është Lulzim Basha?

Shumë e kanë këtë pyetje? Kundërshtarët e tij politik brenda llojit më shumë shpresojnë se Lulzim Basha të heq edhe rezidencën nga Shqipëria e kështu janë të qetë se ai nuk kthehet më! Ndërsa kundërshtarët jashtë llojit, ndoshta më të ftohtë në emocione e kanë me kureshtje se këtë pyetje duke shpresuar të kenë më shumë lajme për të, sepse edhe heshtja në politikë flet.
Ndërsa disa mbështetës të tij politik edhe në momentet e fundit shpresojnë dhe urojnë se ai mund të kthehet! Në fakt, kthimin e vendos vetë ai nëse e mendon se misioni i tij i politik nuk ka përfunduar ose ndryshe shpresa e rikthimit do të mbetet tek mbështetësit e tij Kureshtja thonë është më “vrasëse” se sa vetë shpresa apo iluzionet.
Lulzim Basha në planin personal, thonë se është shumë mirë dhe se vazhdon me angazhimet e tij ndërkombëtare mes kontinentit europian dhe atij amerikan. Madje, thuhet se Basha është një interlekutor dhe një faktor serioz në këtë arenë sa herë pas herë nga periferia fizike dhe mediatik shqiptar bën lajm si është angazhimi i tij për rezolutën europiane të aseteve. Pra, në planin personal ti qash hallin Lulzim Bashës, siç vazhdojnë disa ta bëjnë në sallone mediatike është për të ardhur keq, sepse ai është një person që jeta publike i ka ofruar çdo gjë dhe ndoshta nuk ka nevojë për asgjë tjetër, përveç faktit nëse ka një vizion tijin për Shqipërinë sot e nesër dhe kur them “mision” sigurisht nuk e kam vetëm për titullin e librit tij që vazhdon e keqpërdoret me qëllim në disa versione komunikimi, por për atë pjesë të misionit si një person që ka qenë brenda faktorit të vendimmarrjes në Shqipëri dhe që kësaj të fundit mund ti jap shumë më shumë se sa ka pasur mundësi dhe rrethana politike në të kaluarën.
Pyetje kryesore nuk duhet të jetë: Ku është Lulzim Basha, por a ka ndërmend të kthehet dhe si? Këtë përgjigje kundërshtarët e tij e kanë të menjëhershme: Ai ka mbaruar! Ai është tradhtar i demokratëve dhe prandaj nuk ka pse të kthehet! Ndërsa ata që vazhdojnë të besojnë tek ai çdo ditë po mendojnë: Pse nuk po rikthehet Lulzim Basha? Ndoshta, më mirë se sa vetë Basha askush nuk e ka një përgjigje konkrete dhe ai nëse hamendësojmë mund ta ketë kështu: Nuk është momenti? Por nëse kthehem si po ju gjej më mirë apo më keq? Të presësh momentet e duhura në politikë dhe sidomos në politikën shqiptar mund të thotë se: Ndoshta mbetesh gjithmonë në pritje diku në aeroport apo në ndonjë stacion treni e ndërkohë të gjithë trenat dhe avionët niset e largohen bashkë me kohë e rrezikon ti humbësh në pritje për nisje.
A duhet ti jap më shumë Shqipërisë Lulzim Basha? Mendoj, se aq shumë sa i ka dhënë Shqipëria ai duhet të kthehet e të gjejë mënyrat dhe strategjitë për ti rikthyer sadopak! A duhet tu jap më shumë demokratëve? Mendoj se demokratët i kanë dhënë shumë Bashës edhe në kohën kur gëzonte pushtet e privilegje, por edhe në kohën kur ata po heshtin nën një errësirë me shpresën se dielli do të lind përsëri për ta! Mendoj, se Basha duhet të kthehet, se si e kur nuk e di, por mendoj se për demokratët duhet ta bëj! A e duan demokratët Bashën? Mendoj se mund të japim shumë përgjigje politike ose hamendësime, por demokratët sot kanë nevojë për këdo që mendon seriozisht për ta!
Ku është Lulzim Basha? Dikun në Europë apo në Amerikë! A e pret Shqipëria apo demokratët? Për aq kohë sa nuk është kthyer, ai vazhdon të jetë mes një miti, ëndrre, ideali apo edhe një mënyrë për ta memizuar edhe kur ai nuk përbën lajm!
Po ndodh...
Pse janë tmerruar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
