Kush e përfaqëson shumicën e PD?

2 Shtator 2022, 22:54 / IDE NGA BESART LOGU

Kush e përfaqëson shumicën e PD?


Dje ishte 1 shtator. Data zyrtare e nisjes së punës për shumë institucione publike e private. Duke qenë se javës tjetër nis sesioni i ri parlamemtar, në kampin opozitar (PD), pati lëvizje të cilat nën rrogoz kishin kohë që kishin filluar por dje kulmuan. Me 28 vota pro, Enkelejd Alibeaj konfirmohet si kryetar i grupit parlamentar të PD.

Nga ana tjetër, Berisha mblodhi kryesinë e tij, ku ndër të tjera, lajmi që bëri më shumë bujë ishte zyrtarizimi i z.Mziu dhe z.Alizoti si mbështetës të Rithemelimit, çka e çon në 19 numrin e deputetëve të këtij grupimi.

Padiskutim se kishte reagime, nga të dyja kampet, si në formë triumfi ashtu dhe mërzie që shprehej me mllef, sharje e denigrim ndaj të 28-ve. Mbi të gjitha, me akuzën se nuk përfaqësoni askënd.

Pyetja më e shpeshtë dhe që askush nuk i jep dot përgjigje është: kush e përfaqëson shumicën e PD?

I vetmi organ legjitim, i rregulluar në statut dhe që vendimi i gjykatës nuk i ka shtrirë efektet, është Grupi Parlamentar.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit lista zyrtare e PD (përfshirë edhe aleatët) mori në total 622.187 vota të cilat u përkthyen në 59 mandate, nga këto 7 i përkasin aleatëve.

Në debatin e madh brënda PD aleatët kanë qenë të distancuar, çka do të thotë se gjithçka është luajtur mes 52 deputetëve të PD ku bie në sy ndarja në tre grupime: 1. Grupi i PD zyrtare, 2. Grupi i Rithemelimit, 3. Grupi asnjanës apo pa një qëndrim konkret për shkak të kapërcimeve nga njëri grup në tjetrin.

Duke qenë se Partia Demokratike është alternativë qeverisëse, pra parti e madhe, votat që ajo merr e kalojnë numrin e anëtarësisë.

Në zgjedhjet e fundit për kryetar partie (qershor 2021) numri zyrtar i anëtarëve aktiv dhe me të drejtë vote ishte 75.067. Numër që u kundërshtua shumë nga tre kandidatët tjerë (Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadalli) me argumentin se "lista u reduktua për të rritur % e votave pro Bashës". Personalisht besoj se numri i anëtarëve është shumë më tepër se 75.067, them diku te 80.000 - 100.000 duke përfshirë edhe emigrantët. Nga kjo, del se dhe 44.mijë luftëtarët (emërtim i Berishës) nuk janë shumicë në parti.

Gjithsesi, numri i anëtarëve të PD është një qerthull ku kemi rënë e sjellur prej gati 1 vit, duke dashur ti japim përgjigje pyetjes se kush e ka shumicën në PD. Ashtu siç e thashë edhe më lart, grupi parlamentar është institucioni i vetëm që mund të na ndihmojë që të kemi një panoramë të plotë dhe të qartë se nga anon shumica.

Padiskutim se, sot pesha elektorale e çdo deputeti nuk është e njëjtë me atë të 25 prillit por aprirori do ti marrim të mirëqena votat preferenciale sikur i përkasin atij grupimi ku deputeti është pozicionuar. Kjo gjë është e pashmangshme deri në zgjedhjet parlamentare të rradhës, ose minimumi në zgjedhjet vendore të vitit 2023 nëse PD do të futet në garë me dy kandidatë.

P.sh. vota ime e dhënë me 25 prill ka shkuar për një deputete që sot është me Rithemelimin, ama kur llogaris fuqinë elektorale të secilit grupim e quaj si votë pro lëvizjes së Berishës edhe pse nuk jam pjese e saj. E kështu me rradhë ky fenomen ka prekur votat e çdo deputeti të PD.

Prandaj, votat preferenciale të secilit deputet nuk mund ti llogarisim ndryshe përveçse si të atij grupimi që përfaqëson.

Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ, rezulton se grupi i 28 deputetëve të PD zyrtare përfaqësojnë vullnetin e 141.559 zgjedhësve në rang kombëtar, Grupi i Rithemelimit i 108.674 zgjedhësve, ata pa qëndrim 29.169 ndërsa aleatët 29.894.

Të gjithë sëbashku bëjnë në total 309.296 vota. Pra mandatet parlamentare nuk përfaqësojnë as gjysmat e votave që ka marrë lista e plotë e PD me 140 kandidatë, kjo për shkak të formulës zgjedhore.

Thënë ndryshe, edhe grupi parlamentar që mund të na shërbente si kut matës për të kuptuar se nga anon shumica e votave, nuk mjafton që të nxjerrim një rezultat sa më objektiv dhe më pranë realitetit. Gjithsesi, është i vetmi organ që del mbi përmasat, interesat dhe konfliktet e anëtarësisë pasi përfaqëson vullnetin e një zonë zgjedhore, duke përfshirë këtu edhe të zgjedhësve të paparti.

Gabimi që bën çdo demokrat është se e sheh deputetin njëjtë me kryetarin e degës, sikur të ketë dalë vetëm me votat anëtarëve aktiv.

Nëse qëndrojmë te shifrat, dukshëm dallohet se grupi prej 28 deputetësh që konfirmuan Alibeajn kryetar të grupit parlamentar përbën shumicën në raport me grupin e Rithemelimit.

Ky raport mbetet i pandryshuar edhe nëse pesë deputetët "asnjanës" do të zgjedhin të pozicionohen nga njëra anë. Kështu, debati se cili grup ka shumicën në PD duket shterues e bashkë me të del në pah edhe absurditeti i imponimit të vullnetit të 43.680 anëtarëve që morën pjesë në garën për kreun e Rithemelimit ndaj 141.559 votuesve që zgjodhën të përfaqësohen nga 29 deputetët e listës zyrtare të PD.

P.S. më poshtë janë votat për 59 deputetët e listës së PD.

▪︎28 Deputetët që kanë konfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:

1. Merita Bakiu 3159
2. Salaudini Jakupllari 7342
3. Andia Ulliri 5595
4. Enkelejd Alibeaj 5225
5. Jorida Tabaku 5942
6. Gazment Bardhi 3984
7. Flutura Açka 1793
8. Helidon Bushati 6743
9. Ferdinand Xhaferri 6080
10. Eralda Bano 1295
11. Saimir Korreshi 4887
12. Dashnor Sula 7523
13. Lefter Geshtenja 5020
14. Agron Gjekmarkaj 4067
15. Zheni Gjergji 2197
16. Kastriot Piroli 9374
17. Dhurata Cupi 2870
18. Bledion Nallbati 7412
19. Ramadan Likaj 4778
20. Ilda Dhori 3858
21. Kreshnik Collaku 5093
22. Orjola Pampuri 3300
23. Flamur Hoxha 9159
24. Arbi Agalliu 1484
25. Emilja Koliqi 1364
26. Alfred Rushaj 2339
27. Fatjon Veizaj 3551
28. Lulzim Basha 16.125

TOTALI: 141.559

▪︎Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë dje në mbledhje deputetët:

1. Grida Duma 8693
2. Ervin Salianji 9420
3. Zef Hila 5975
4. Greta Bardeli 2753
5. Lindita Metaliaj 2328

TOTALI: 29.169

▪︎Deputetët që mbështesin lëvizjen për Rithemelimin e PD:

1. Tomorr Alizoti 5117
2. Kasem Mahmutaj 4323
3. Xhelal Mziu 5321
4. Edi Paloka 4212
5. Oerd Bylykbashi 3756
6. Luçiano Boci 10.930
7. Luan Baçi 5315
8. Tritan Shehu 3364
9. Edmond Spaho 5921
10. Sorina Koti 1618
11. Albana Vokshi 2931
12. Sali Berisha 6772
13. Agron Shehaj 13.885
14. Belind Këlliçi 11.601
15. Flamur Noka 6853
16. Bujar Leskaj 5254
17. Ina Zhupa 3511
18. Isuf Çelaj 5257
19. Elda Hoti 2733

TOTALI: 108.674

▪︎Aleatët e dalë nga lista zyrtare e PD:

1. Agron Duka 4731
2. Fatmir Mediu 6568
3. Shpetim Idrizi 7450
4. Vangjel Dule 848
5. Mesila Doda 2355
6. Dashamir Shehi 5436
7. Nustret Avdulla 2506

TOTALI: 29.894

Po ndodh...