Kush po e shkatërron Maqedoninë e Veriut?
Akoma pa marrë në dorëzim zyrat qeveritare, Mickoski dhe kabineti i tij thelbësor sllavo maqedon, i shoqëruar nga servilizmi dhe heshtja poshtëruese e patericës shqipfolëse S”Vlen", u ngutën të vënë në jetë planin serbo-rus të lançuar gjatë fushatës për defaktorizimin dhe linçimin e faktorit shqiptar.
Nuk e di nëse këta mjeranë nacionalistë shovenë e dinë historinë e gadishullit jo të largët, që shqiptarët janë autoktonë dhe ata kurrë nuk do mund të imitojnë Izraelin e sotëm.
E nëse nuk kanë memorie e kultivitet aq të gjerë, le të kujtohen pak për të shkuarën e afërt të këtij fillim shekulli, vitin 2001, se ndoshta jo vetëm kthjellohen por edhe mbushen me mornica.
Po ja që përgjigja për atë që po përgatitet poshtërsisht ndaj shqiptarëve, përgjigja nuk erdhi nga mercenarët e S"Vlen" por vetëm nga Ali Ahmeti dhe koalicioni i tij fitues, ndonëse në opozitë.
Dhe besoni se përgjigjet e Ali Ahmetit, nuk ngelen kurrë vetëm verbale e paralajmëruese.
Ai din të paralajmërojë siç është dhe në traditën zakonore të shqiptarit, por kur has në vesh të shurdhuar nga armiqësia e sy qorra të verbuar nga lakmia, ai din të bëjë betejë dhe të triumfojë.
Por akoma pa u materializuar mirë aksioni politik i Ali Ahmetit, nga Brukseli erdhi përgjigja më e hidhur për Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë çerek shekulli.
Këshilli i Ambasadorëve të vendeve të BE-së vendosi stopimin e negociatave me këtë vend ballkanik problematik dhe lejimin unanim të Shqipërisë për të vijuar me këtë hap vendimtar drejt BE-së.
Pra Shqipëria vijon me 15 tetor fillimin e "Fluster fondamentals", (kapitujt themelore), ndërsa Maqedonia e Veriut për shkak të, Mickovsk -Taravarëve, rikthehet në situatën e vitit 2000!
Natyrisht për Kombin tonë ky nuk është një lajm i mirë pasi aty prej qindra mijëra vjetësh jeton një pjesë e trupit e gjakut tonë e cila është jo vetëm pro integrimit, por pasardhës të Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) e Shën Terezës, të cilët i kanë dhënë shembull Europës e civilizimit.
Situata e agravuar menjëhershëm në Maqedoninë e Veriut, duket se është objektivi i skenarit të Puti, për të zhvendosur me deomos konfliktin e vemendjen në Ballkan.
Ali Ahmeti, BDI si dhe koalicioni që udhëheqin po del sheshit se kanë qenë jo vetëm parashikues të saktë por dhe të informuar për këtë gjendje që u krijua ndaj dhe pagëzuan në krye të herës aksionin e tyre politik:
“Jo Rusisë po Europës”!
Ata ngelen jo vetëm shtylla e besimit dhe e garancisë për të drejtat legjitime të shqiptarëve, por dhe kollona thelbësore e bashkëjetesës.
Ata që mendojnë t’i injorojnë e t’i shembin këto kollona, nuk i kanë bërë pazaret mirë.
Ngrehina nacionaliste që mendojnë të ndërtojnë do ju shembet dhe ata do ngelen në çarkun që ngrehën vetë.
Ky nuk është presion pasionant dhe as paralajmërim, por një realitet që po përparon me mbrapshti e me shpejtësi.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128