Mallkimi i Butrintit shpërthen në Sazan

6 Qershor 2022, 13:00 / IDE NGA SONILA MEçO

Mallkimi i Butrintit shpërthen në Sazan

 

Karma

Mallkimi i Butrintit del në Sazan…

Por “urbanizimi” i pasurive natyrore, sado ngjan ferri ynë është parajsa e “tyre”.

Nejse, vijojmë…Ku e lamë? Ah po, tek Shqipëria turistike…sa orë ndenjët mbrëmë në trafik? Dhe është vetëm java e parë e Qershorit. Duhet menduar për të zëvendësuar makinat me helikopterë.

Meqë ra fjala, flota e helikopterëve të aleatit të NATO-s për ndërhyrje në emergjenca civile a duket kund? Se janë edhe minimalisht tre muaj me nxehtësi zjarri…

Dhe meqë jemi tek zjarri, si kish thënë Drejtori i Agjebsisë Shtetërore Ruse të Hapësirës “Roskosmos”, Dimitri Rogozin? “Raketa Sarmat! Ajo nuk do të kërkojë pëlqimin për fluturim nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët”

Dhe meqë dolëm këtu, si e bllokoi Ballkani Lavrovin të fluturojë në Beograd? Po të hapej Ballkani nuk do të kërcënonte me zjarr Rogozin.

Dhe e fundit, si për shenjë, sa zgjidhet Gjenerali nga Rrogozhina si President, kërcënon Rogozini dhe digjet Sazani…dhe e gjitha nisi me mallkimin e Butrintit.

A këndon më ai djali me këtë emër? Thonë muzika i shuan shpirtrat e këqinj. Këndo Butrint, këndo!

Po ndodh...